PD “ndez motorët” për zgjedhjet e 2025, Lulzim Basha: Rama kryeministër i lodhur dhe i korruptuar

Data

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dhënë dje një intervistë televizive. Kryedemokrati Basha ka folur në lidhje me përgatitjet e PD për fushtën elektorale të 2025. Basha ka deklaruar se PD është duke u munduar të kthejë debatin politik në të mirë të popullit Shqiptar që ata të jenë të zotët e votës së tyre dhe jo skllevër. Qëllimet e PD sipas Bashës do të jenë transparente dhe në të mirë të qytetarëve. Duke bërë një krahasim me PS, Basha ka thënë se PD nuk ka më kohë për batuta boshe por i është futur punës duke menduar edhe se si do të zhvillojë fushatën në një mënyrë reale dhe të besueshme nga qytetarët. Gjithashtu Basha tha se përballë janë dy qeveri paralele ku njëra (PD) është në interes të qytetarëve dhe tjetra (PS) e cila ka një kryeministër të lodhur dhe të mjeruar në të gjitha aspektet si morale ashtu edhe politike. Përsa i përket rekrutimit të anëtarësive Basha ka thënë se PD ka një pjesëmarrje të madhe të rinisë shqiptare dhe ata po bëhen pjesë e PD pa u deklaruar në media jo si PS e cila sipas tij është duke detyruar anëtarësimin në PS. Po ashtu, Basha ka thënë se 30% e cila është anëtarësuar në PD ka marrë të drejta të plota për të dhënë mendime duke marrë parasysh edhe faktin që shumica e tyre janë për herë të parë. Basha ka deklaruar se rinia shqiptare është afruar vetë drejt PD-së për shkak se është lodhur nga qeveria e korruptuar e Edi Ramës. “Një qeveri prej 11 vitesh e korruptuar dhe me një kryeministër të pa korruptuar se beson askush. Shqipëria ka nevojë urgjente për ndryshim rrënjësor”, deklaroi Basha. Përsa i përket partive të reja, ai thotë se i bën bashkë qëllimi i tyre kundër qeverisjes së Ramës. Zoti Basha ka pohuar se është në kontakt me qeveritë e reja të cilat reflektojnë kërkesat e qytetarëve. Sipas Bashës, PS është e shkatërruar së brendshmi nga skandalet gjithashtu nga miliardat e parave të vjedhura të zhvatura nga qytetarët dhe bizneset gjithashtu dhe futja me forcë në administratë publike janë kontestues të fortë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related