Trondit Myslim Murrizi, ja 3 emrat brenda Rithemelimit që po presin arrestimin e Sali Berishës, si po kërkojnë ‘t’i ngulin thikën pas shpine’ në zgjedhjet e vitit 2025

Data

Ish-deputeti i njohur i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa zbuloi emrat e disa deputetëve të Rithemelimit, të cilët sipas tij, po presin që Sali Berisha të largohet përfundimisht nga politika. Sipas Murrizit, emrat që mezi presin që Berisha të arrestohet dhe t’i hiqet mandati janë Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Belind Këlliçi. Ndërkohë gjatë intervistës televizive, Murrizi u ndal tek tubimin e kryeministrit Edi Rama të mbajtur në Greqi, të cilën sipas tij, e konsideron si një shou ku mori me vete qindra punonjës administrate e dhjetëra autobusë për të dhënë insinuata se është i admirueshëm jo vetëm në Shqipëri, por edhe nga shqiptarët në vendin fqinj. Nga ana tjetër, Murrizi në lidhje me zgjedhjet e vetëm dy komisioneve hetimore nga tetë siç iu dha të drejtën dhe Kushtetuta, e konsideron si një turp dhe dështim të opozitës pas pazareve me mazhorancën.

-Zoti Murrizi, si e patë takimin e zotit Rama në Greqi, pasi është komentuar në mënyra të ndryshme por për ju si ishte?

Ishte si koncertet popullore nëpër qytete që bëjnë aktorët e mëdhenj të muzikës popullore si Petrit Lulaj, Artiola, Maja që bëhet traditë në behar në çdo qytet. Këtu ishte këngëtar Rama, Noizy, Roisi, e disa të tjerë. Një shou dhe një takim mix, aksiq, as si kryetar i PS e as si kryeministër. Më ra në sy se nuk kishte asnjë flamur të PS në të gjithë sallën. Unë kam bërë një thirrje publike, që nëse komisioni i TIMS-it do të kërkojnë listat e hyrje-daljeve të ditës së enjte, premte e të shtunë, në Kapshticë dhe Kakavijë dhe kthimin e ditës së hënë e të martë e të mërkurë, do të zbardhen që mbi 500-6000 punonjës administrate e patronazhistë kanë qenë ekskursionist shëtitës nga Athina për një shëtitje për të ndjekur Ramën.

-Mendoni se nuk mund t’i mblidhte Rama mijëra shqiptar në Greqi kur kemi afro gjysmë milioni që jetojnë e punojnë prej dekadash tashmë?

Murrizi: Nuk e mendoj, ne kemi aktualisht 1.8 milion votues jashtë Shqipërisë, 1 milion të përzënë nga Rama dhe 800 mijë të përzënë nga të gjithë ato para Ramës. Unë nuk pashë një takim serioz të Ramës, e të thuash pse shkoi atje. E para, këto janë qytetar të Republikës së Shqipërisë dhe figurojnë në listat e votuesve. Mundet që Rama të bëj bashkë me Lulin e Berishën apo Bardhin e Gjekmarkajn, që këto të votojnë, ka afat deri në fund të korrikut komisioni tri partizan i reformës zgjedhore. Unë nuk pashë ndonjë autoritet nga shteti grek megjithëse ato thanë se është i paftuar nga ne, morën masa, siç morën masa kur erdhi Mitsotaqis për Belerin në Himarë për të ruajtur protokoll mes shtetesh. Nuk pashë të artikulojë ndonjë gjë për interesat e tyre. Përveç 3200 vetave të parë në të gjitha ambasadat që mund t’ju thuash pa frikë emigrantë apo disidentë politik. E gjithë pjesa tjetër pas 3 Korrikut, janë emigrantë ekonomik të cilët u larguan nga keq qeverisjet që kanë drejtuar për 32 vite këtë vend, ku në 1/3 të tij, në të shumtën është vetë Edi Rama. Dhe nga dita që ka ardhur Rama në pushtet e deri më sot, nga Shqipëria kanë ikur rreth 800 mijë shqiptarë.

-Si do të ndikojnë ky miting në raport me Greqinë e qeverinë greke?

Do të ndikojë negativisht e do të jetë në funksion të zgjedhjeve. Nuk është se i ka parë me sy të mirë Mitsotaqis, në 1500 policë, të vjen të bën kurban Rama nga protestat e opozitës, nga protestat te Kryeministria e pjesa e patronazhistëve për të treguar se kush është apo policia. Ato janë të identifikuar të gjithë nga kanë ardhur, kanë ardhur nga Selaniku, nga Janina, nga Larisa, e përpos tyre ka dhe nga ato që kanë shkuar me autobus nga Athina. Është një far karshilliku ku unë nuk të ftoj e thua që po vij vetë e po mbledh ato që kanë përzënë vetë ndër vite, nga keq qeverisja e hajdutllëku im, nga arroganca e klima mbytëse e biznesit e po festojnë. Unë nuk pash të ndodh gjë me pensionet, gjë që ratifikohet në tavolinë, jo të bëhen mitingje. Ligji i luftës nuk hiqet me miting, marrëdhëniet e mira nuk tregohen duke treguar muskujt. Çfarë ndodh nëse Mitsotaqis nesër të kthen kusurin e të bën një takim në Dropull me të gjithë ata që njihen si minoritet grek. Po të angazhohet shtetërisht greku 1 muaj në Shqipëri, gjen pastaj më shumë grek se shqiptar në Shqipëri. Madje po ta kthej në të kundër, të detyrojë të gjithë këto që ishin në mitingun e Ramës, që të vijnë si grek në Dropull, sepse thotë nuk iu jap më letrat greke për herë të dytë, i bën me inventar. Çdo Bashki që Mitsotaqis ka në pushtet, po ta përdor autoritetin e pushtetit dhe varësinë nga të qenurit pjesë e administratës, siç po e përdor Rama, e t’ju thotë me listë bashkia Selanikut ka të regjistruar 20 mijë shqiptarë, e 10 mijë dua të vijnë në takim, emrat me inventar ose nuk iu jepen letrat për herë të dytë e do t’ua anulojë. Operacioni fshesa 4, e do të vijnë siç ke me të me autobusë e ai që ka emrin Hamdi do të bëhet Kristo, e me radhë. E i ke me flamur grek në Vorio Epir, nga halli. Unë kam disa mesazhe nga postimet që bëra, ku një zonjë në administratë ku vëllai i saj të postonte foto nga stadiumi në Selanik, e nëse nuk i postonte fotot e vëllait zonja, hiqej nga puna.

-Përse nuk e denoncon publikisht zonja këtë gjë?

Ku të denoncoj, te partizan Sokol Sadushi që është në Gjykatë, te bashkëshortja e Sokol Sadushit që është në gjykatën e Apelit, te Ilir Panda, te Ben Kraja, te Ardian Vorani, te Kondili, te Maja që ka babën kryetar organizate që ka mundësi të ketë qenë dhe babai i tij në miting. Ku të denoncojë kjo zonjë, pasi me atë punë mban kalamajtë me bukë pasi është familjare e cila është në punë në administratë. Kjo është heshtje për copën e bukës dhe kjo ka qenë strategji e qeverisjes së Ramës.

-Nuk ka ndodhur kjo gjë në qeveritë e mëparshme?

Është tentuar me arsimtarët por ka dështuar. Në fushatën e 2013-ës unë kam qenë kandidat në qarkun e Fierit. E kam thënë që nuk dua administratë në qendrat e votimit nëse nuk vijnë vetë ato që duan PD. Nuk dua mësues me urdhër që të jenë në qendrat e votimit, nga ana ime nuk ka patur pasi kjo gjë është e pështirë.

-Komisioni hetimor për trajtimin e këtyre të dhënave për sistemin TIMS, pavarësisht përplasjeve e kundërshtive për listën e dëshirave, opozita është dakordësuar me mazhorancën për të lënë jashtë liste si kryeministrin, ministrin e Brendshëm në detyrë në atë kohë, Çuçin. Cilat janë pritshmëritë tuaja nga ky komision dhe qëndrimi i opozitës në tërësi?

Për të dy komisionet kam patur rezerva e mia. Ndoshta kam qenë ndër të vetmit zëra publik brenda Këshillit Kombëtar të Rithemelimit që nuk kam qenë dakord për atë që na u shit si sukses i madh i pazarit Bardhi-Çuçi. Qe një dështim, një turp pasi nga 8 Komisione që po t’i jep Kushtetuta, të pranosh vetëm dy. Dhe ato të dy po i pranon në dështim e sipër e të mos thirret dëshmitarë, ministri i Brendshëm sepse TIMS-i në hierarki nga ministri i Brendshëm varet, pasi Policia me demek me ligj është e shkëputur por këtu kërrë nuk ka qenë e shkëputur. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, teorikisht i bie të jetë ‘autonom’, por që sa kohë që varet nga qeveria është politikisht i varur dhe nga ministri, e sidomos kur ministri është i fortë politikisht. Edhe komisioni i Shëndetësisë është selektive sa kohë që nuk kanë futur laboratorët dhe analizat, bie erë e pisët.

-Një marrëveshje mes demokratëve dhe socialistëve?

Është një pazar i pistë i një grushti të vogël njerëzish për qëllime të pista të tyre për të ruajtur një status quo si faktor politik fallco dhe po luajnë për një karrige të qelbur për zgjedhjet e 2025-ës që nuk do ta kenë.

-Kush?

Ato që kanë bërë pazarin dhe këto që mendojnë se mund të gënjejë demokratët se arritën sukses të madh duke menduar se nga 8 komisione të marrësh 2 për hetim për hiç gjë kur ndërkohë njëri është hetuar e nuk ke ça i heton më.

-Përfshirë edhe liderin e Rithemelimit, zotin Berisha?

Nga 29 Dhjetori nuk e përfshin Berishën në asnjë lloj gjëje pasi ndodhet në izolim.

-Kush po i bën këto pazare në emër të tij?

Grupi që gënjen Berishën se i kanë punët vaj, grupi që kërkon të faktorizohet nga mungesa e Berishës në treg. Nuk mundet të jetë kryetari i opozitës me 40 minuta miting me një grup mbështetësish e nuk mund ta fajësojnë zotin Berisha për këtë punë. Atje herë hynë e dalin, se ca e gënjen Flamuri e ça i thotë Gazi. Dje kanë shkuar në Kukës me 4-5 veta e bëjnë tollovi e strapacoj demokratët.

-Po diskutohet edhe ka zëra për një riorganizim të drejtuesve politik në qarqe teksa mbetet rreth një vit nga zgjedhjet e përgjithshme?

E para, grupimi politik ku unë aderoj, sot nuk jemi subjekt politik zyrtar legal dhe nuk di për çfarë flitet më tej kur nuk shoh ndonjë qartësim se çfarë do të behet me organizimin dhe si do të futemi në zgjedhjet e 2025-ës. A mendojnë që do të futen në siglën e ndonjë subjekti të vogël apo të ndonjë subjekti që nuk ka lidhje me qendrën e djathë. Nëse shpallen zgjedhjet në korrik, si do të garoj ky subjekt politik? Këto 507 mijë vota që ishin nën siglën e Ilir Metës.

-Mendoni se do të jenë sërish nën siglën e Metës në këto kushte ku gjendet grupimi?

Murrizi: Nëse do të jenë, unë nuk do të jem. Por besoj si unë dhe shumë shqiptarë të tjerë që nuk duan një amalgamë të pistë të përzgjedhjes politike, mes një partie të ekstremit të majtë dhe të një partie të djathtë. Jemi vonë sepse e kam thënë që ne nuk na e ka marrë vulën Gazi. Se po të na e kishte marrë Gazi e pastaj Luli, por vulën na e ka marrë administrata e Sorosit i Biden-it. A na e kanë marrë me të drejtë? Jo! A ia marrim dot me zor? Jo! Nuk i mundim dot e duan t’jua japin vulën Lulit. Kam bindjen time me 1 milion përqind. Opozita do ta vuaj gjatë lajthitjen kolektive dhe historinë kolektive të 2019-ësë kur thonin digjni mandatet e tani belbëzojnë ciu ciu Jorida e ciu ciu Gazi e ciu ciu Iliri që i dogjën mandatet. Ku ishin këto në gjumë që kanë heshtur? Kanë ik me idenë që hajd se shpejtë po bëhen zgjedhjet e po marrim një mandat më të gjatë se ky që kishim.

-Nga gjithë kjo analizë po e shihni më shumë si një interes personal sesa të drejtën e subjektit?

Vulën, nuk janë gjykatat e lira nga Sorosi që ta na japi vulën ne. Me të drejtën e Zotit nga takon ne, po kush të na e jap pasi na e kanë marrë me pa të drejtë. Kush është rruga a e mundim dot. Jemi vonë,  e kam thënë në 2022-shin, e nise me 9 Shtator me Rithmelim e Foltore, dërgoje në Gjykatë e legalizoje e bëje subjekt politik. Nuk është emri e as vula ajo që të bën të rëndësishëm por njeriu që merr kredo e të simpatizojë qytetarët shqiptar. E kishte Luli vulën sa tavolina juaj e 12 kandidatë gjeti, bashkë me Gazin brenda e morën 21 mijë vota. Nuk të bën vula të fortë, as emri e sigla por të bën transparenca para qytetarëve shqiptarë.

-Ka shumë pikëpyetje se si po organizohet opozita?

Opozitë e dyzuar ku secili nga këto individë që ëndërrojnë largimin përfundimtar të Sali Berishës nga politika, kërkojnë të jenë lideri imagjinar të kësaj opozite në të ardhme. Ato presin t’i hiqet mandati zotit Berisha ato që kanë thënë më herët e kështu do të ndodh e do t’i hiqet në qershor pasi mbush 6 muaj, megjithëse nuk justifikohet nga ana ligjore e Kushtetuta që t’jua heqin. Presin të dënohet Berisha që ta kap dekriminalizimit për të mos qenë deputet në zgjedhjet e 2025-ës dhe këto o burra shyqyr vdiq baba të na lirojë krevatin dhe secili bëhet faktor më vete.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related