Shpenzimet e Bashkisë së Tiranës në një restorant në pronësi familjare të ish-nënkryetarit të bashkisë, aktualisht Ministër i Shtetit për Qeverisjen Vendore, Arbjan Mazniku dhe lidhjet e këtij investimi me një tender të kompanisë publike, Tirana DC ngrenë pikëpyetje për konflikt interesi. Kjo është bërë e ditur nga “BIRN”, i cili ka publikuar dje një artikull teksa mes të tjerash zbulon se Gebelsi Endri Fuga i propagandës së qeverisë (Geblesi ka qenë ministri i Propagandës së Adolf Hitlerit) dhe Arbjan Mazniku i pushtetit vendor janë bashkëpronarë biznesesh. Konkretisht në artikull thuhet se natën e ndërrimit të viteve më 31 dhjetor 2023, një grup zyrtarësh u mblodhën për të trokitur gotat tek “The Home” – një restorant komod i frymëzuar nga bistrot pariziene në zemër të Pazarit të Ri në Tiranë. Darka përbëhej nga 55 persona dhe u pagua nga Bashkia e Tiranës me një faturë prej 236 mijë lekësh në total. Restoranti “The Home” ndodhet në një vilë të rinovuar dykatëshe me një oborr të vogël që rrihet nga dielli, një ambient i rehatshëm për darka me miq ose festa të rezervuara familjare. Restoranti premton gjithashtu një përvojë gastronomike me produktet e brumit, kuzhinën eksperimentale, ëmbëlsirat dhe një listë të gjatë verërash portugeze. Por menuja e pasur nuk duket arsyeja e vetme që i mblodhi zyrtarët e Bashkisë në “The Home” – Shtëpi. Edhe pse njihet prej shefit të kuzhinës, Ledion Çollaku, The Home është në pronësinë familjare të Arbjan Maznikut dhe Endri Fugës; i pari ish-nënkryetar i Bashkisë së Tiranës që mban sot postin e ministrit të Shtetit për Qeverisjen Vendore dhe i dyti këshilltari jetëgjatë i kryeministrit Edi Rama dhe drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim. Në Qendrën Kombëtare të Bizneseve, kompania është regjistruar në pronësinë e bashkëshorteve të tyre, Marinela Lika me 50% të aksioneve dhe Besa Fuga me 50%. Festa e Vitit të Ri nuk ishte darka e parë e bashkisë së Tiranës e organizuar në restorantin “The Home” dhe shpenzimi i parave publike në restorantin e bashkëshortes, gjatë kohës që ai ishte nënkryetar bashkie, përbën sipas ligjit konflikt interesi për Maznikun. Megjithatë, pritjet dhe përcjelljet nuk janë e vetmja lidhje e restorantit me bashkinë. Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se një tjetër kompani e lidhur me restorantin “The Home” ka fituar tendera me vlerë rreth 800 mijë euro me kompaninë publike Tirana DC dhe Bashkinë e Tiranës gjatë viteve 2021-2022. Edhe pse këto kontrata nuk janë të paligjshme, ato ngrejnë dyshime për një konflikt interesi në dukje për ish-nënkryetarin e bashkisë dhe ministrit aktual të shtetit për Qeverisjen Vendore. Tirana DC është një shoqëri aksionere në pronësi të Bashkisë së Tiranës, e cila u drejtua fillimisht nga Redi Molla dhe më pas nga Mariglen Qato, dy drejtorët e arrestuar me akuzën e përfitimit të miliona lekëve para publike përmes kompanisë “5D Konstruksion”, që sipas Prokurorisë së Posaçme, kontrollohej prej tyre. Molla dhe Qato i mohojnë akuzat. Mazniku ka mbajtur gjithashtu një pozicion të rëndësishëm në kompaninë Tirana DC si kryetar i Këshillit të Administrimit. I pyetur nga BIRN, Mazniku mohoi të kishte dijeni për aktivitetet e Bashkisë së Tiranës në restorantin e bashkëshortes së tij si dhe për tenderat e dhënë nga kompania publike, Tirana DC. “Me elementët operacionale të kompanisë Tirana DC nuk jam marrë kurrë. Nuk kam dijeni dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur,” tha Mazniku duke përjashtuar dyshimet për konfliktin e interesit. “Nëse kam përgjegjësi, është që Bashkia e Tiranës ka bërë aktivitete te restoranti,” shtoi ai.
“I run the place”

Restoranti “The Home” te Pazari i Ri në Tiranë. Foto: Nensi Bogdani.
Në sektorin e mbipopulluar të bareve dhe restoranteve në Tiranë, The Home dhe shefi i saj i kuzhinës, Ledion Çollaku përfaqësojnë një markë që i ka rezistuar kohës. Sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit, Çollaku ka hapur fillimisht biznesin në vitin 2009 me emrin The Home Social Club. Në vitin 2018, Çollaku themeloi kompaninë “The Home” bashkë me motrën e tij, Majela Smakaj dhe e zhvendosën biznesin në zonën e rinovuar rishtaz të Pazarit të Ri. Por dy vjet më vonë, ata vendosën që ta shisnin biznesin për një çmim prej 1 milionë lekësh te Marinela Lika dhe Besa Fuga. Çollaku vazhdoi gjithsesi të punonte si administrator dhe të menaxhonte aktivitetin e përditshëm të restorantit. Në profesion, Çollaku përdor emrin e pagëzimit Françesko dhe i përngjan një shefi tipik kuzhine me disa kilogramë të tepërt në trup dhe një buzëqeshje të përmbajtur në fytyrë. Në oborrin e restorantit të tij në një të shtunë me diell në prill, ai tregoi se kishte studiuar në jug të Francës dhe në Paris për të bërë brioshë të shijshëm me aromë gjalpi. Në kuzhinën e tij gatuhet pothuajse gjithçka, por vetë ai preferon evolucionin e ushqimit tradicional shqiptar si dhe ëmbëlsirat për “precizionin e lartë” të gatimit.
