Shella: Cinike t’u kërkosh shqiptarëve besim në drejtësi, kur gjyqet vonojnë me vite

Data

Aktivisti Gerti Shella, drejtuesi i INFOCIP i ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, ka folur për sistemin e drejtësisë në vend.

Duke komentuar ditën e drejtësisë, Shella tha për moderatorin Edvin Parruca se është cinike ti kërkonte qytetarëve shqiptarë që të kenë besim tek drejtësia, kur gjyqet vonojnë me vite të tëra.

Asgjë nuk ka ndryshuar.

Kush është apeli që u hodh dje.

Me gjithë vështirësitë dhe situatën që ka ndryshuar negativisht KLGJ-ja nuk po vepron. Gjyqtarët dje, nuk janë optimistë, i konsiderojnë të pamjaftueshme masat e marra.

Nga ana tjetër, çfarë pamë dje. Apeloheshin shqiptarët që jo vetëm të mos braktisin reformën në drejtësi në këto kushte, por të rikthejnë besimin tek organet gjyqësore, gjykatat.

Unë po bëj një pyetje atyre që lexuan ato fjalime të bërë nga stafe të pastërvitura; si mund ti kërkohet besim dikujt që prej 2 vite në shkallë të parë, 7 vite të tjera në shkallën e dytë, dhe nja 8 vite në shkallën e tretë nëse do të duhet ankimuar nga ndonjë institucion që nuk i pëlqen vendim.

Unë mendoj se është thellësisht cinike ti kërkonte qytetarëve shqiptarët që janë më të shumtë në numër që enden dyerve të gjykatave që të braktisin skepticizmin dhe të përqafojë besimin ndaj gjyqësorit.

Ne duhet të jemi sa më shumë të sinqertë me të vërtetën, vetëm kjo mund të na vendosë në pozita për të sistemuar këtë situatë në të cilën mbërritëm.

Nuk besoj se ka qenë kjo situata e synuar, vonesa e vonesa edhe pse do dyshoja, se edhe në hipotekë u bë një reformë për tu mbjellë dhe aty vonesa’, tha Gert Shella

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related