Mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së/ “Reformën do ta bëjë me Berishën”, analisti i njohur ‘shpërthen’ ashpër: Rama po flet tani për SPAK-un se po i shkon te “shtëpia” e vet

Data

Analisti Pano Soko, duke komentuar fjalimin e gjatë të kryeministrit dhe kreut të PS-së Edi Rama, dy ditë më parë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, u shpreh në një emision televiziv se Rama po flet tani për SPAK-un se po i shkon afër “shtëpisë” së vet. Ai u shpreh se këtë reformë, siç e quan, do ta bëjë me Berishën, i cili është prej 4 muajsh në arrest shtëpie nga SPAK-u.

“Rama po flet tani për SPAK se po i shkon te “shtëpia” e vet. Po i shkon te njerëzit e tij të afërt, si sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë, Engjëll Agaçi. Kush u ankua për reformën në drejtësi, që tani thuhet se duhet reformuar? Ata që kanë qenë të targetuar. Dhe ndaj do ta bëjë. Do ta bëjë me Berishën që është vetë objekt i hetimeve të tij. Qëndrimi i tij nuk është as bërë për blerë dhe shitur ndonjërin, por për ta ndryshuar SPAK-un tani që po i shkon afër “shtëpisë”, se po na ha edhe ne”-tha Soko.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related