Rama,i prirur te provokoje greket me ceshtjen came me 12 maj ne Athine

Data

Pak ditë më parë, media e njohur greke “Kathimerini”, në një artikull shkruante se autoritetet greke i kanë kërkuar të shtyjë vizitën e tij në Greqi, kryeministrit Edi Rama. Në artikull theksohet se autoritetet helene kanë anuluar lejen e dhënë më parë për mbajtjen e takimit në hollin olimpik “Gallatsi”, për shkak se aty mbahen edhe aktivitete të tjera dhe i kanë sugjeruar Ramës që ta shtyjë takimin pas 9 qershorit. Por, kryeministri nuk u është bindur autoriteteve, duke bërë me dije se do të jetë në 12 maj në Athinë. “Mezi pres të takohemi, me krenari të madhe për të gjithë ju, shqiptarët e Greqisë”, shkroi dje Rama në “Facebook”. Ndërkohë kujtojmë se teksa takimi i parë i Ramës me shqiptarët që jetojnë në Greqi, do të mbahet në Athinë më 12 maj, me emigrantët e Italisë do të grupohen në Milano më 26 maj. Në 2 qershor Rama do të jetë në Londër dhe në 16 qershor, në Duseldorf të Gjermanisë. Takimet në Itali, Angli e Gjermani po organizohen në normalitet, ndërsa starti në Athinë po komentohet gjerësisht nga mediat vendase. Kathimerini shkruan se qeveria greke ka rezerva për tubimin e parashikuar për të dielën e javës tjetër. Argumentet rrotullohen rreth Fredi Belerit. E para, 12 maji është fiks një vjetori i arrestimit të tij. Së dyti, Beleri është një prej kandidatëve të partisë greke në pushtet, për parlamentin evropian. Në këtë kontekst, siç shkruan gazeta greke ‘Kathimerini’, qeveria greke ka sinjalizuar palën shqiptare se do të ishte e preferueshme që ky miting i Ramës me emigrantët shqiptarë të mbahet pas 9 qershorit, ditë kur do të mbahen zgjedhjet për Parlamentin Evropian, në mënyrë që të mos ndikohet procesi zgjedhor. Kathimerini shkruan edhe se bashkia ka anuluar lejen e dhënë më herët që takimi të mbahej në një stadium të qytetit, dhe se vendi ku shqiptarët do të takohen, ngelet i paqartë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related