Analisti i njohur Ilir Demalia ka bërë thirrje për Prokurorinë e Posaçme që të nisë hetimet për pronarin e medias “Tv Klan” dhe gazetarin Blendi Fevziu për shkak të përfitimeve që kanë marrë si rezultat i shërbimeve që u kanë bërë qeverive të korruptuara. Demalia, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thotë se, Frangaj dhe Fevziu bashkëpunojnë hapur dhe mbrojnë të korruptuarit si ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Ilir Meta dhe deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi. Të tre këta politikanë i kanë llogaritë e hapura me SPAK dhe nga dita në ditë mund të priten edhe fletë-arrestet për t’i çuar pas hekurave. Demalia po ashtu përmend dhe Sigurimin e Shtetit dhe pseudonimin që kishte Blendi Fevziu dhe analistët që ai fton në emisionin e tij. “Në emisionin OPINION të Fevzi (Korani), ku si gjithmonë ishte i ftuar edhe Artan Hoxha (Notari), të dy BP të Sigurimit. Në mënyrë tepër djallëzore dhe perverse si gjithmonë Fantomasi Blend, kishte ndërtuar emisionin në mënyrë perverse, siç edhe është vetë perversi Koran, në denigrim të SPAK dhe në favor të Berishës, Metës, Monikës, Mehdiut. Fevziu tha: E kuptoni sa skandaloze është për pluralizmin që të eliminohen tre figurat kryesore të pluralizmit dhe opozitës në Shqipëri, eliminimi i Berishës, Metës, Monikës, Mediut?!! Në fakt Fevziu dhe KLAN me Sandrin duhet të jenë objekt i SPAK, për përfitimet korruptive që kanë përfituar me shërbimin mediatik nga qeveritë e korruptuara gjatë këtij 30 vjeçari”, shkruan ndër të tjera Demalia në rrjetin e tij social “Facebook”.
Thirrja për SPAK
Kjo nuk është hera e parë që Demalia i bën thirrje SPAK që të marrë nën hetim mediat. Pak javë më parë teksa komentonte daljen e pandërprerë të ish-kryeministrit Sali Berisha nëpër media të ndryshme pasi SPAK e mori nën hetim për korrupsion, tha se prokurorët duhet të nisin hetimet për këto media pasi kanë përfituar nga pushtetet e radhës në mënyrë të paligjshme, si dhe kanë qarkulluar para të trafiqeve si pastrimi i parave. “Media si komardare për të shpëtuar Berishën. Çfarë lirie media do Sali Berisha kur është 24/7 në të gjitha TV shqiptare dhe në çdo emision të darkës 7 ditë në javë?!! Ky ka mbyllur kapitullin e tij politik jo vetëm me turp, por edhe si një grabites i parasë publike dhe pronave publike dhe private me ligje favorizuese për familjen e tij dhe bandat te tij politike dhe mercenarët politik. Palçolliku është tek media që ka bllokuar ekranet me një të mbytur ku duket si në pavionin 5 në kakofoninë dhe ripërseritjen e të njëjtit shirit nga Berisha 24/7 . Media ka borxhe karshi këtij njeriu qe ka përfituar në mënyrën duke i shërbyer pushtetit të tij, ashtu siç po i shërben sot për mos t’u mbytur për korrupsionin dhe grabitjen qe i ka bërë shqiptarëve gjatë pushtetit të tij. Një nga përfituesit me te mëdhenj gjatë pushtetit Berishës ka qenë Frangaj dhe Fevziu. SPAK duhet të hetojë edhe mjaft media që jo vetëm kanë përfituar nga pushtetet e radhës në mënyrë të paligjshme, por kanë qarkulluar dhe para te trafiqeve si pastrim paraje”, thotë në shkrimin e tij Demalia. Jo vetëm kaq, pak ditë më parë ai akuzoi disa nga gazetarët se paguhen nga Greqia. Ai tha se Arian Çani, Armand Shkullaku, Blendi Fevziu, Andi Bushati, Çim Peka, Alfred Lela janë të lidhur me grekët. “Malagat e Greqisë! Arian Çani, Armand Shkullaku, spiun i Sigurimi (Boxhurja), Fevzi faqezi (Korani), nipi shokut Hisni, shoku Andi Bushati, “garipi” i Hasit, Qim Peka, Qerosi katuneve të Krujës Alfred Lela, e plot të tjerë, janë plehra që “lulëzojnë” në plehun mediatik shqiptar, se nuk ka shtet dhe nuk ka popull, por laparakarizëm shqiptar. Nuk ka shtet, që bëjnë pallë këto plehra që bëjnë politikë pro-greke hapur në mediat shqiptare, se si këta janë mediat dhe pronarët e mediave dhe pronarët tyre Berisha-Meta. Ptu farë e fëlliqet! Vigani Veriut At Fishta, ka shkrue: Për me shkrue Zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë qenë AFIJE”, u shpreh Demalia.
