Vijon pazari mes Rithemelimit dhe PS, kryetari i Bashkisë Kolonjë e thotë troç: Shumicën e tenderave e fiton drejtuesi i Berishës

Data

Zëvendësi i Sali Berishës në krye të Rithemelimit, Flamur Noka, ka zhvilluar këtë fundjavë një takim me mbështetës të këtij grupi në Bashkinë Kolonjë. Mes të tjerash, Noka ka përmendur aty, edhe drejtuesin e kësaj bashkie, Erion Isain, duke u marrë me përmasat e tij fizike. Në një reagim të kryetarit të Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, ai, veç të tjerash, shprehet se nëse bashkia Kolonjë është e korruptuar, si ka mundësi që shumicën e tenderëve aty e fiton kryetari i Rithemelimit të Berishës. Ky reagim i Isait nxjerr në pah edhe një herë hipokrizinë dhe retorikën boshe të Sali Berishës dhe mbështetësve të tij, të cilët, ndërkohë që vetë janë në pazar me pushtetin, militantëve iu servirin gjë tjetër. “Flamur Noka në një sallë me 15 veta qenkërka marrë me përmasat e mia sot. Mirë se vjen (megjithëse shumë rrallë, Flamur) Kolonja mirëpret këdo. Gabim e ke lexuar gjithmonë Kolonjën. Vjet erdhe 20 minuta dhe shpalle fitore të thellë. Sot fole për abuzime, por pyet pak partinë tënde aty: Kur bashkia abuzon si ka mundësi që kryetari yt i Rithemelimit është fitues i shumë tenderave në atë bashki? Shihemi në maj 2025 Flamur. Edhe më thellë! P:S Ajo kolona e rezultatit do jetë edhe më e gjatë vitin tjetër. Herën tjetër kur të vish, të takoj me kënaqësi; për turistët kemi respekt”, shkroi Isai në rrjetet sociale këtë fundjavë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related