SPAK nxjerr blof Gazment Bardhin, padia e Olsi Ramës u rrëzua pasi deputeti i Rithemelimit nuk bëri kallëzim, zbardhet shkresa që rrëzon mashtrimet

Data

Kur gazeta “SOT” shkroi pak ditë më parë se Gazement Bardhi po luante  blofin me kallëzimin penal në SPAK ndaj vëllait të kryeministrit shqiptar, një pjesë e lexuesve reagonin të çuditur duke i konsideruar teori konspirative dhe alucinacione të pakuptimta. Por dje ka qenë vetë Prokuroria e Posaçme që konfirmoi lajmin se deputeti i Rithemelimit nuk çoi asnjë fakt të ri në SPAK. U tregua qartë se ky ishte blofi i radhës, pasi prej muajsh ai përmendte se kishte në duar informacione tronditëse që implikojnë Olsi Ramën, por në fund çdo gjë paska qenë shoë.

Detajet

Gjithçka u zbardh pas rrëzimit të padisë të Olsi Ramës nga SPAK për kallëzim të rremë ndaj Bardhit bërë pak ditë më parë. Padia është rrëzuar për çështje procedurale me argumentin se Gazmend Bardhi ka bërë vetëm deklaratë televizive dhe jo kallëzim në SPAK. Në kthim përgjigje thuhet se është verifikuar zyra e regjistrit dhe nuk rezulton që të jetë regjistruar ndonjë kallëzim penal me kallëzues shtetasin Gazmend Bardhi dhe të kallëzuar shtetasin Ols Rama.  “Në kuadër të veprimeve hetimore të kryera me datë 03.04.2024 është kërkuar informacion nga zyra e Regjistrit në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nëse nga ana e shtetasit Gazment Bardhi është depozituar kallëzim penal ndaj shtetasit Olsi Rama.  Me shkresën nr 5383/1 datë 15.04.2024, (kthim përgjigje), zyra e regjistrit dhe statistikës në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas verifikimeve te kryera, ka kthyer këtë përgjigje: Në regjistrin e njoftimit të veprave penale, informohet se nuk rezulton që të jetë regjistruar ndonjë kallëzim penal me kallëzues shtetasin Gazmend Bardhi dhe të kallëzuar shtetasin Ols Rama. Kështu gjatë shqyrtimit të akteve rezultoi se me shkresën nr. 5383/1 date 15.04.2024, (kthim përgjigje) citohet fakti se pranë zyrës së regjistrit dhe statistikës në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas verifikimeve të kryera, nuk rezulton që shtetasi Gazment Bardhi, të ketë depozituar ndonjë kallëzim penal ndaj shtetasit Ols Rama. 4.11 Pra, nuk rezulton që nga ana e shtetasit Gazment Bardhi apo ndonjë përfaqësues i tij të jetë depozituar kallëzim penal pranë prokurorisë apo oficerit të policisë gjyqësore, që të konsiderohet se është paraqitur kallëzim,” thuhet në dokumentin kthim përgjigje.

Blofi

Pra kallëzim nuk ka, pasi SPAK thotë se nëse Bardhi do kishte depozituar kallëzim penal, atëherë do të ishim para faktit për të regjistruar procedim penal mbi kallëzimin e shtetasit Olsi Rama për të hetuar nëse ishim ose jo para figurës së veprës penale të Kallëzimit të rreme. “Organi procedues çmon se nëse shtetasi Gazment Bardhi do të kishte depozituar kallëzim penal pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ose policisë gjyqësore, atëherë do të ishim para faktit për të regjistruar procedim penal mbi kallëzimin e shtetasit Olsi Rama për të hetuar nëse ishim ose jo para figurës së veprës penale të Kallëzimit të rreme” parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal. 4.13 Figura e veprës penale “Kallëzim i rreme parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal kërkon si formë faji dashjen e drejtpërdrejtë. Gjithashtu, vlerësohet se, ana subjektive figurës së veprës penale zbulohet dhe qartësohet nëpërmjet anës objektive, sepse proceset brendshme psikike dhe psikologjike jo vetëm që ngacmohen nga faktorë të jashtëm, por edhe materializohen në veprimtarinë kriminale gjatë dhe nëpërmjet procesit të zhvillimit të anë objektive”, thotë SPAK.

Reagon këshilltari për media i Rithemelimit

Edhe pse SPAK e nxori blof, këshilltari për media i Rithemelimit, Everest Dedaj deklaroi dje se Gazment Bardhi i ka dërguar informacion SPAK për Olsi Ramën. Por Bardhi nuk tregon se midis padisë dhe kërkesës për indicie nisjesh hetimesh ka një diferencë të madhe dhe këtë gjë e sqaroi më së miri SPAK. “Nuk është padituri por dashakeqësi si mënyra me e mirë për të vrarë opozitarizmin. Në datë  29.03.2024, Gazment Bardhi, i ka dërguar Informacion SPAK, për fillimin e hetimeve ndaj shtetasit Olsi Rama me qellim rihapjen e procedimit penal 335/1.  Pra dosja ekziston dhe provat janë në prokurori.  Nuk regjistrohet kallëzim i ri në regjistrin e veprave penale, por merret vendim për heqjen e pezullimit ndaj procedimit 335/1 që ekziston. Këtë e kupton kushdo që do të kuptojë dhe qëllimin nuk e ka tjetër, mbrojtjen e Edi dhe Olsi Ramës!” thuhet në reagimin e Dedajt.  Në kërkesën që Bardhi bëri në Prokurori i ka kërkuar SPAK që të marrin dosjen e çështjes Xibraka që është hetuar njëherë. Bardhi nuk e di që kallëzimi penal bëhet kur personi zbulon ose siguron fakte të reja në lidhje me një çështje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related