Libani kërkon mbështetje nga BE për të ruajtur armëpushimin me Izraelin, Aoun intensifikon takimet diplomatike në Europë

Data

Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, ka shtuar përpjekjet diplomatike në Evropë duke kërkuar mbështetje ndërkombëtare për stabilizimin e vendit dhe ruajtjen e armëpushimit të brishtë me Izraelin.

Gjatë një takimi joformal të Bashkimi Evropian me liderë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, zhvilluar në Qipro, Aoun zhvilloi bisedime me disa liderë evropianë. Në fokus ishte nevoja për të ulur tensionet dhe për të parandaluar një përshkallëzim të ri të konfliktit.

Në takimin me presidentin francez Emmanuel Macron, kreu i shtetit libanez paraqiti situatën e vështirë në terren dhe kërkoi ndërhyrje për të ndalur sulmet ndaj civilëve dhe punonjësve të emergjencës, përfshirë ekipet e Kryqit të Kuq dhe gazetarët. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes për fazën pas armëpushimit.

Macron rikonfirmoi mbështetjen e Francës për Libanin, duke u angazhuar për vazhdimin e përpjekjeve diplomatike në funksion të forcimit të armëpushimit dhe avancimit të negociatave.

Aoun zhvilloi gjithashtu një takim me kryeministren italiane Giorgia Meloni, ku nënvizoi nevojën për një zgjidhje të negociuar të konfliktit, duke theksuar se përshkallëzimi ushtarak nuk është një alternativë e qëndrueshme.

Këto zhvillime vijnë në një moment kritik për rajonin, ku stabiliteti mbetet i brishtë dhe mbështetja ndërkombëtare konsiderohet thelbësore për të shmangur një krizë më të thellë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related