Analisti Sadri Ramabaja, në një intervistë me Skype në rubrikën Çështja e ditës komentoi situatën në Kosovë.
Ramabaja tha se Serbia vazhdon që të punojë kundër shqiptarëve. Ai shtoi se Beogradi po komplikon situatën në veriun e Kosovës, duke shtuar se sidoqoftë nuk do ia dalë mbanë.
“Referendumi dje duhet të kishte sukses. Serbia kërkon të komplikojë situatën në veriun e Kosovës, por nuk do ia dalë. Beogradi vazhdon me bojkote të vazhdueshme. Beogradi ka për qëllim që ta bojkotojë marrëveshjen e Brukselit. Unë besoj se janë ëndrra të Serbisë, por edhe të Rusisë, për të parë influencë më të madhe serbe në Ballkan.
