Dosja “Black Eagle” dhe “Sky ECC”, Prokuroria belge kërkon 20 vite burg për dy shqiptarët

Data

Në Belgjikë është zhvilluar dje seanca e radhës për një nga proceset “SKY ECC”, ku 40 të pandehur, mes tyre shqiptarë dhe kolumbianë akuzohen për trafik ndërkombëtar kokaine në kuadër të dosjes “Black Eagle”. Prokurori ka kërkuar para Gjykatës Penale të Brukselit, dënimet me 20 vjet burg për Alfredo H. dhe Indrit K., në gjyqin “Black Eagle”, lidhur me trafikun e gjerë të drogës. Ai vuri në dukje se këta dy shqiptarë janë drejtues të organizatës kriminale që ngriti trafikun, shkruajnë mediat belge. Sipas prokurorit, të dy liderët u kanë bërë thirrje personave të tjerë që të veprojnë si “vëzhgues”. Roli i tyre ishte të monitoronin mbërritjen e anijeve në portet e Antëerpen dhe Gentit. Nuk munguan as “nxjerrësit”, të cilët udhëtonin me kanoe të fryra dhe të pajisur me pajisje zhytjeje deri te varkat ku ndodheshin kontejnerët e synuar. Me fjalë të tjera ato që përmbanin mallrat të cilat duhej të rikuperoheshin përpara kontrollit doganor. Ata rekrutuan gjithashtu “kimistë”, ose “kuzhinierë”, shumica e të cilëve janë me kombësi kolumbiane. Detyra e tyre ishte nxjerrja e kokainës nga produktet legale të importuara dhe në të cilat droga ishte përzier me ekspertizë. Disa nga shqiptarët e përmendur në këtë proces janë identifikuar më parë nga mediat si Artur S., Indrit. K., Arben I., Alfredo H. apo kosovari Bashkim O., të konsideruar ndër ‘lojtarët’ më të mëdhenj shqiptarë në tregun e kokainës. Në këtë dosje janë zbuluar edhe lidhje me zyrtarë në Shqipëri dhe të tjera detaje pritet të dalin në seancat në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related