Xhaçka u amnistua kur kryetari i grupit të Linditës kërkoi kthimin e Berishës në PD”/ Pas deklaratës së Bardhit reagon ashpër deputeti demokrat: Nuk bëhemi pjesë e pazarit

Data

Deputeti demokrat, Arbi Agalliu thotë se Partia Demokratike zyrtare nuk është dhe nuk do të bëhet pjesë e pazarit të Berishës dhe Ramës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai thotë se në ditë që u kërkua rikthimin e Berishës në PD, u amnistua Olta Xhaçka.

“Partia Demokratike nuk është edhe nuk do të bëhet pjesë e pazarit të Berishës dhe Ramës.

Lojërat e ulëta të tyre janë thjesht për t’i hedhur hi syve qytetarëve.

Pazari i tyre është i qartë, luftë kundër SPAK-ut dhe amnisti për të korruptuarit.

S’ka asnjë koicidencë. Në ditën që kryetari i grupit të Linditës (të cilës ju amnistua edhe vila që e denonconte në çdo seancë) kërkon kthimin e Berishës në PD, amnistohet Olta Xhaçka”, shkruan Agalliu.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related