Gjuha e ashpër e Ilir Metës ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani u komentua në një emision televiziv nga Romeo Kara dhe anëtarin e kryesisë së PL-së, Faik Basha.
Avokati shprehet se Meta ndodhet në një hall shumë të madh dhe prandaj i është future kësaj gjuhe, duke e quajtur edhe atë vetë si të çmendur.
‘Delinkuent. Më ka quajtur të çmendur. Ka shumë të drejtë. E ka thënë edhe Berisha kur dëshmova për privatizmin e CEZ në nëntor të 2016. Duhet ta marrim me sportivitet. E kuptoj hallin e Metës. Kam atë dozë çmemndurie kur duhet në ato momente terrori. Duhet një lloj çmendurie për ti krijuar një lloj lirie vetes për tu përballur. Te ne është mohuar liria, duke vrarë mirëqënien, duke mbajtur popullin në stadin e bukës së gojës dhe njerëzit nuk gjejnë guximin të përballen, duhet të jesh deri diku i çmendur të merresh me këtë punë. Është në hall të madh’, tha Romeo Kara.
Nga ana tjetër, avokati shton se Dumani që sulmon Meta është një njeri me integritet të rrallë për vendin tonë.
‘Por sulmon sot personin tim që pati një guxim qytetarie. Në rradhë të parë pata guxim të jem përballë tyre, duke bërë një kallëzim të qepur nga të gjitha anët. Mendoi se u mbyll, por nuk mbyllet pa u çuar në gjykatë. Po mendohem me faktet e reja ta rinis në SPAK. Sugjeroj ish mikun tim të bëjë paqe me veten, do jetë mirë edhe nga ana fizike. E shoh në hall. Ka një hall të madh derisa godet Dumanin. Një djalë me integritet të rradhë për shqipërinë. Ka dalë kundër kësaj politike barbare, kriminale’, shtoi avokati.
Sakaq, ai i sugjeron Prokurorisë së Posaçme të verifikoj vilat në Londër, që lë të kuptohet se janë bërë me paratë e popullit shqiptar.
‘Me çmendurinë time i sugjeroj SPAK dhe të tjerëve, të verifikoj 4 vilat në Londër dhe 3 vuila në Bishop Avenue se mbase dalin edhe disa gjëra tjera. Mendoj se janë paratë e shqiptarëve që kanë shkuar atje’, thekson Romeo Kara.
Faik Basha thotë se në PL nuk ka krisje, por një rithemelim.
‘Në PL e shoh pavend emërtimin se ka një krisje të jashtëzakonshme. Nuk ka akuzuar zotin Meta në asnjë moment. Në PL po ndodh një rifreskim, po zgjerohet. Duhet riorganizuar, rishikuar gjithë struktura. Çdo njeri që e shikon veten opozitar të bashkohet të bashkohet kundër qeverisë më të korruptuar. Luftë e pandalshme ndaj korrupsionit, me krimin e organizuar.’
Sa i përket deklaratave kundër SPAK, Faik Basha thotë se Meta pati sulme vetëm ndaj kreut të saj dhe jo prokurorëve.
‘Zoti Meta tha se ka sot në SPAK prokurorë shumë të mirë. Nxjerrja e disa të vërteta ndaj një personi, SPAK është institucion, që ka pasur vullnetin e 140 deputetëve. Praktikisht një pjesë e mirë e këtyre institucioneve kanë treguar se kanë qenë pjesë politike, ka mbështetur forca politike’, tha Basha.
