Drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Vangjush Stavro, i ftuar në një studio televizive zbuloi detaje mbi Pr.ligjin për sistemin e ri të adresave, ku sqaroi se nuk do të ketë ndryshim të adresave aktuale, por secila prej adresave do të ketë një kod unik alfanumerik.
“Kemi sjellë dy ndryshime rrënjësore. Regjistri kombëtar i adresave po ngrihet në piedestal dhe do jetë burimi i vetëm i informacionit.
Përpara ka patur mangësi informacioni dhe një zhvilli m i madh i Tiranës ka ndikuar në vendime të nxituara. Por tani me qeveri digjitale, sisteme që bashkëveprojnë me njëri-tjetrin, dhe regjistri kombëtar i adresave do jetë i qendërzuar.
Ne synojmë me ndryshimet e propozuara në pr.ligj të ushqejmë të gjithë institucionet me një standard tjetër të adresave.
Nuk do zëvendësohen adresat, por do u shtohet kod unik i adresave për lehtësim referimi. Për të komunikuar dhe sistemet më thjeshtë.
Do jetë kod alfanumerik, me gjasë më shumë se 8 karaktere”, tha Stavro.
Ky i fundit sqaroi se po punohet maksimalisht për krijimin e kornizave të punës, me qëllim që adresari të mbahet vetë.
“Çështja e adresarit nuk zgjidhet me buton, por është proces. Ne synojmë të krijojmë kornizat e punës që ky proces të mbahet vetë”, tha Stavro.
