Kryemadhi në SPAK” ishte temë e emisionit të së enjtes “3D” të Alban Dudushit.
Avokati Idajet Beqiri shtroi pyetjen pse nëna e ish kryetares së LSI Monika Kryemadhit u thirr tani nga SPAK-ku.
Sipas tij sërish SPAK po ecën ngadalë madje nuk është ende në detyrë .
Në vlerësimin e Beqirit pritshmëritë e opinionit ndaj SPAK ishin shumë të mëdha. Sipas tij SPAK pritej të zbulonte ngjarjet e 2 Prillit 1991, e më pas gjithë ngjarjet tronditëse të trazirave sociale 1997, atij që u quajt grushti i shtetit në 14 shtator 1998 pas vrasjes së Azem Hajdarit. ” Ne menduam se SPAK do ti futej Gërdecit, dhe tani çështja e 21 janarit do të ishte në gjykatën e lartë” ” tha avokat Beqiri. “SPAK i ka provat aty prej dy vitesh për shumë ngjarje, por nuk ka bërë gjë ” shprehu keqardhjen e ai.
Beqiri tha se SPAK po ju vjen çështjeve anash dhe madje në disa gjëra të vogla ai ka humbur. “Jemi të pakënaqur nga SPAK” përsëriti avokati Idajet Beqiri.
Në vlerësimin e tij ngjarjet që do të shqyrtonte SPAK nuk i takonin vetëm opozitës së sotme, por dhe asaj të djeshme. “Nuk flitet për të majtë e të djathtë, por për ngjarje që kanë tronditur vendin” tha zoti Beqiri. Ai solli si shembull dhe urdhërin e ish ministrit socialist të mbrojtjes Pandeli Majko për shkatërrimin e armatimeve ushtarake, veçanërisht shkatërrimin e tankeve, njgjarje që duhet hetuar.
