Avokati i njohur, Romeo Kara, ka komentuar në një studio televizive pozicionin e Gjin Gjonit, tashmë si drejtues politik i PD së Rithemelimit në Lezhë, ai thotë se fillimisht vetingu ka qenë konceptuar fillimisht për pesë gjyqtarë, ndërsa në mesin e tyre ka qenë dhe Gjin Gjoni. Mirëpo, ky i fundit zgjodhi të mos përballet me vetingun e si të tillë zgjodhi rrugën më të shkurtër, atë të largimit nga drejtësia, për t’u rikthyer disa vite më pas, por kësaj here me petkun e politikanit. Avokati Kara shtoi se rikthimi i Gjonit në politikë tregon se procesi i vetingut duhet të korrigjohet. “Nuk jam i habitur, është një nga 5 gjyqtarët për të cilët është konceptuar ky veting. Përfaqëson drejtësinë e korruptuar të marrë peng nga politika, dhe strumbullari i kësaj politike që quhet Berisha. Nuk pati guximin të përballet me vetingun, dhe ardhja e tij tregoi se vetingu duhet të korrigjohet. Për mua të jetë e detyrueshme dhe këta persona, që janë të pamoralshëm të drejtësinë, të mos qëndrojnë në asnjë pushtet tjetër, qoftë legjislativ apo ekzekutiv. Këta e kanë mbushur kupën për të mos qenë pjesë e tre pushteteve. Gjin Gjoni është i përfolur për pasurinë e tij”, tha avokati”, tha ai. Nga ana tjetër, avokati Kara bëri një thirrje të fortë sistemit të drejtësisë ku të gjitha zyrtarët e drejtësisë, që nuk e kanë kaluar vetingu duhet t’u konfiskohet pasuria. Sipas avokatit, ka ardhur koha që vetingu shtrihet edhe në politikë. “Fakti që po vjen në politikë tregon që Rithemelimi tenton për të forcuar pandëshkueshmërinë. Me Gjin Gjonin, Rithemelimi e ka humbur moralin. Mendoj se po, nuk pati guxim për t’u përballur. Personat që nuk kalojnë vetingun duhet t’u konfiskohet pasuria deri në fund. Duhet të bëhet dhe vetingu në politikë”, u shpreh ai.
Romeo Kara bën thirrjen e fortë për drejtësinë: Të korrigjohet vetingu dhe Gjin Gjonit t’i konfiskohet pasuria
Data
