“Skandal me mungesën e barnave në treg”, Vokshi reagon ashpër: Është kriminale që nuk reagon ministrija

Data

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka denoncuar mungesën e barnave kryesore në tregun farmaceutik shqiptar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vokshi shkruan se një prej barnave që mungon është dhe “Ventonil”, që përdoret në gjendjen e krizave të astmës.

Situata bëhet edhe më skandaloze, sipas saj, pasi mungon edhe ilaçi zëvendësues dhe të sëmurët me astmë janë pa ilaçe.

Vokshi shkruan se Ministria e Shëndetësisë ia lë fajin privatit dhe sipas saj, është kriminale që nuk reagon, pasi duhet të sigurojë ilaçet që janë jetike për pacientët.

#SKANDALI me mungesën e barnave në treg!!!

Në tregun farmaceutik është një situatë skandaloze me mungesat e shumë barnave.

Njëri prej tyre është edhe Ventolin që përdoret për të sëmurët me Astëm.

Ventolin është ilaç që veç të tjerash, përdoret në gjendjet e krizave të astmës.

Nuk mbaron këtu! Edhe zëvendësuesit e tyre mungojnë në treg!

Praktikisht, të sëmurët janë pa ilace e pa zgjidhje!

Ministria e Shëndetësisë nuk mund të lajë duart e të thojë: e ka privati (importuesi) në dorë!

Është kriminale mos reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministres Albana Kociu.

Shërbimi shëndetësor dhe njekimi ëahtë e drejtë kushtetuese. Sigurimi i mjekimeve e kurave është përgjegjësi direkte e Qeverisë dhe

Ministrisë e cila duhet të ndërhyjë për të siguruar ilacet që janë jetike për pacientët.

Qeveria duhet të ishte garant i mbrojtjes dhe shëndetit të qytetarëve!

Ministria e Shëndetësisë duhet #Urgjentisht të marrë të gjitha masat e domosdoshme për sigurimin sa më parë të Ventolin dhe barnave të tjera që janë mungesë në treg.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related