ELBASAN– Një 68-vjeçar është marrë peng në Elbasan, nga dy persona, një burrë e një grua. Të dy mbyllën 68-vjeçarin në një makinë dhe e kanosën me qëllim dhënien e një shume parash.
Policia e Elbasanit ka ndërhyrë duke bërë të mundur arrestimin e dy pengmarrësve. Në pranga kanë rënë Resmi Karaj, 57 vjeç banues në Peqin, dhe Pranvera Sefa, 47 vjeçe banuese në Belsh.
“Menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi 68 vjeç, se për motive të dobëta, 2 shtetas i kishin hequr lirinë, duke e mbajtur për disa minuta, kundër vullnetit të tij, në një automjet, si dhe se ishte kanosur me qëllim dhënien e një shume parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan organizuan punën për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësise penale të 2 autorëve”, njofton policia.
