Pluhuri saharian ka përfshirë të gjithë Shqipërinë, përshirë edhe kryeqytetin, duke shkaktuar probleme në frymëmarrjen e njerëzve.
Sinoptikania Lajda Porja shpjegoi se pse ndodhi ky fenomen, çfarë pasojash ka sa kohë do të zgjasë, kur do të pastrohet ajri në vend.
“Edhe herë të tjera ne jemi njohur me masat e nxehta (ajrore) afrikane, që zakonisht i shohim në periudhën e verës dhe në periudhën e vjeshtës, gusht-shtator, megjithatë ka raste që vijnë edhe në pranverë.
Në rastin konkret, përveç qarkullimit të masave afrikane, ka qenë një ciklon mjaft i fuqishëm në Gadishullin Iberik, pra në Spanjë, i cili ka sjellë stuhi të forta ere deri në pjesën veriore të Afrikës duke marrë me vete masivitet të rërës së Saharasë. Kjo ka bërë që dita e djeshme të dukej sikur ishte e vrenjtur. Nuk ishte një vranësirë e mirëfilltë; ishin thjesht vranësira dhe re të krijuara pikërisht nga pluhuri saharian, që ka përfshirë të gjithë Mesdheun, madje edhe pjesa juglindore, Greqia, Turqia, kishte një qiell në ngjyrë kafe.
