Autoritetet e Las Vegasit, po hetojnë shpërthimin e një mjeti tip “Tesla Cybertruck” jashtë hotelit të Donald Trump, nën dyshimet për një akt të mundshëm [email protected], pas sulmit në New Orleans.
Makina elektrike, siç shihet edhe nga pamjet, ndodhej para hyrjes së hotelit kur shpërtheu. Sipas ABC, shoferi humbi jetën dhe shtatë kalimtarë të rastit u plagosën lehtë
Një zyrtar i informuar për hetimin, tha ABC News, se Tesla Cybertruck mbante pajisje për lëshimin e fishekzjarrëve.
Në fakt, Elon Musk ka ripublikuar një postim në Twitter ku përmendet informacioni i ABC-së, duke shkruar se i gjithë ekipi i Tesla-s po heton incidentin dhe se “nuk kemi parë kurrë diçka të tillë”.
Derisa të përcaktohet motivi i drejtuesit të mjetit, policia po e trajton shpërthimin si një akt të mundshëm kriminal dhe një akt të mundshëm terrorist. Mbledhja e provave dhe hetimet janë duke vazhduar.
“Ne besojmë se gjithçka është e sigurt tani,” tha Sherifi Kevin McMahill
Eric Trump, djali i tij dhe nënkryetari ekzekutiv i ndërtesës Trump, reagoi në rrjetet sociale në lidhje me incidentin.
“Më parë sot, një zjarr i automjetit elektrik u raportua në porte cochère Trump Las Vegas”,shkroi ai. “Siguria dhe mirëqenia e mysafirëve dhe stafit tonë mbetet prioriteti ynë kryesor. Ne shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt për Departamentin e Zjarrfikësve të Las Vegasit dhe forcat lokale të zbatimit të ligjit për reagimin e tyre të shpejtë dhe profesionalizmin”, shtoi ai.
