“Konflikt brenda pjesëzave të PD”, analisti i njohur komenton letrën që Gjekmarkaj i dërgoi Apelit: E habitshme, gjykatave nuk iu shkruhet por iu dërgohen fakte

Data

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj i ka dërguar një letër Gjykatës së Apelit për logon dhe vulën e Partisë Demokratike.

Në një intervistë televizive analisti Skënder Minxhozi, tha se ka konflikt brenda pjesëzave të PD-së.

Në lidhje me letrën e Gjekmarkajt, ai tha se ishte e habitshme, pasi gjykatës nuk i shkruhet, por i vihen në dispozicion prova dhe fakte.

Sakaq u ndal të pozicioni Partisë së Lirisë, ku tha se është më racional.

“Vonesa e akumuluar është e dukshme dhe do të duhej të mos ishte e tillë. Pra duhet të kishim një vendim. Kjo shkakton konflikt brenda pjesës së PD-së, pra ka një konflikt brenda pjesëzave të PD-së”.

T’i shkruash gjykatave nuk është racionale. Kjo letër mua më habit pak. Në parim gjykatës nuk i shkruhet, por i çohen fakte. Për sa i përket PL-së, pozicion i tyre është më se i përligjur dhe racional. Nuk e dinë mirë se cili do jetë radiografia. Meta pasi të shoh si do qartësohet amullia, do kërkojë pjesën e tij, por ai dëshiron se më cilën krahë do të duhet të negociojë. Është një situatë ku partitë aleate e kanë të pamundur të bëjnë aleanca të parakohshme, pasi njëra prej tyre nuk është shpallur si zyrtare.”, tha ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related