Ish-oficeri Dritan Goxhja në një studio televizive foli në lidhje me sulmin terrorist në Moskë, ku mbetën të vrarë 137 persona në një sallë koncerti.
Ai u ndal të katër autorët e arrestuar, ku tha se ishin të pa trajnuar mirë dhe kjo vihej re nga mënyra se si mbanin armët. Po ashtu ai tha se autorët kanë bërë trajnim 2 mujor në Stamboll, ku kanë mësuar si të qëllojnë me armë zjarri.
“Ajo palë atje e ka fjetur mendjen se nuk ka asnjë problem. Autorët kishin një trajnim të vogël dhe të mangët ushtarake, kjo shihet mënyrë si i mbajnë armët, si gjuajnë me kallashnikov. Është jashtë logjikës ushtarake trajnimi. Kanë bërë vetëm një trajnim 2 mujor në Stamboll. Janë arrestuar rreth 40 persona në Stamboll që kanë qenë të lidhur me stërvitjen e tyre.”, tha Goxhaj.
