Goditi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, vetëdorëzohet 47-vjeçari

Data

Pak orë pas sherrit, ku mbeti i lënduar  efektivi i policisë, Admir Okaj, autori Ormir Gucia (fqinji i efektivit) është vetëdorëzuar në polici  

Okaj u godit nga 47-vjeçari në kokë, pasi një konflikti të çastit për motive të dobët

Efektivi i policisë gjatë konfliktit ka qenë jashtë orarit të shërbimit, ndërsa  gjatë sherrit, dyshohet se arma e shërbimit e punonjësit të Policisë është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme, por pa shkaktuar dëmtime.

Njoftimi i policisë

Shkodër/Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, sipas të cilit shtetasi O. G., 47 vjeç, ka dëmtuar në kokë, me sende të forta, shtetasin A. O., 49 vjeç, (punonjës policie), ju informojmë se pas kontrollit dhe presionit të Policisë, 47-vjeçari është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Shkodër.

AMP dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related