Dosja e plotë për aferat “McGonigal-Rama” përfundon në SPAK, zbardhen deklarimet e ish-agjentit të FBI për favoret e kryeministrit shqiptar, nga bizneset ruse, te gjobat për oligarkët

Data

Dosja e plotë për aferat “McGonigal-Rama” që kanë përgatitur amerikanët për kryeministrin shqiptar me të gjitha provat përvëluese është dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme. Informacionet tronditëse të kësaj afere mësohet se janë dorëzuar nga kryedemokrati Lulzim Basha. Ne e paralajmëruar disa javë më parë, por kreu i PD i “vuri vulën” në daljen e tij të fundit për mediat. “Në burg është ai që është korruptuar, por para drejtësisë duhet të shkojnë edhe ata që e korruptuan, ata që janë kallëzuar në SPAK duke filluar me Edi Ramën dhe një shpure të tërë pas tij për të cilën dhe Partia Demokratike ka bërë kallëzimin e vet, sepse lidhen edhe me inceneratorët bashkë. Por këto janë çështje që ndryshe nga të tjerët që mundohen t’i bëjnë reklamë, do ia lëmë sekretit hetimor dhe SPAK-ut t’i zbulojë e t’i çojë deri në fund”, tha Basha. Lideri i PD nuk përmendi detaje më shumë për shkak të sekretit hetimor, por burime të gazetës bëjnë me dije se në dosje janë deklarimet e ish-agjentit të FBI, ku dalin në pah pazaret e pista nga vizitat në Tiranë, takimet dhe bisedat e fshehta me zyrtarët shqiptarë, përfshirë Edi Ramën dhe deri te dëmi i madh prej miliona dollarësh që i është shkaktuar shtetit shqiptar. Mësohet se në dosjen amerikane janë me emra se për cilin nga shërbimet e tij në Shqipëri u pagua me dollarët që i dha Agron Neza. Deri tani ai ka pretenduar se paratë, thjesht i mori borxh, por SHBA ia ka nxjerrë të gjitha që në arriti në fund t’i zbuste dënimin duke i hequr të gjitha pikat e tjera të rënda që mund ta dënonin me vite. Në këtë mes dalin dhe bizneset ruse, madje dhe gjobat për oligarkët.  Tashmë hetimet e SPAK pritet të zgjerohen edhe më shumë dhe nuk do të mjaftohen vetëm te fakti i 225 mijë dollarëve. Skandali është edhe më i gjerë dhe kjo provon korrupsionin në nivelet e larta në Shqipëri. Dëmi i shkaktuar shtetit shqiptar që po hetohet nga SPAK nuk është në këtë nivel, por shumë herë më i lartë. Në lojë janë miliona dollarë që i janë shkaktuar shtetit shqiptar.

Licencat e nxjerrjes së naftës nga rusët

Po ashtu pjesë e dosjes janë dhe ndërhyrjet e Ramës për licencat e naftës. McGonigal ka pranuar se në takimin e parë në zyrën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ku ishte i pranishëm, Agron Neza dhe Dorian Duçka u fol për licencat e kompanive të naftës. Neza ishte njeriu që disa ditë më vonë i dha McGonigal një shumë prej 225 mijë dollarësh, ndërsa Duçka punonte si këshilltar i Ramës dhe u përdor më vonë për hetimin e lobimit të Bashës në SHBA. “Në 9 Shtator 2017, në Shqipëri, i pandehuri McGonigal u takua me Personin B (Dorian Duçka) dhe kryeministrin e Shqipërisë. Me kërkesë të Personit A (Agron Nezës), i pandehuri McGonigal e paralajmëroi kryeministrin e Shqipërisë të shmangte dhënien e licencave të naftës në Shqipëri për kompanitë ruse. Personi A dhe Personi B kishin interes në vendimmarrjen e qeverisë shqiptare për dhënien e licensave të naftës. I pandehuri McGonigal i dha kryeministrit të Shqipërisë një kapele në prezencë të personit B, si shenjë e vlerësimit të tij” thuhet në dokumentin e firmosur nga McGonigal. Pas këtij takimi, McGonigal pranon se u kthye në ShBA, ku Agron Neza i dha shuma të konsiderueshme parash, deri në 225 mijë dollarë, të cilat ai nuk i deklaroi siç e kishte detyrim ligjor. Pasi McGonigal iku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, porosia e tij u krye në Shqipëri. Ndërhyrja e ish-shefit të FBI-së kishte të bënte me licensat për puset e naftës Cakran-Mollaj dhe Gorisht-Kocul. Një kompani e lidhur me Gazpromin rus, e quajtur Jurimex Kommerz Tranzit Ges kishte shprehur interes dhe ishte në rrugën e duhur për të marrë në përdorim puset. Kërkesa për t’i dhënë licencë ishte pranuar, por pas takimit McGonigal-Rama, tenderin e fitoi kompania TransOil Group me administrator Shefqet Dizdarin. Në vitin 2019, McGonigal bëhet ortak me Dizdarin në kompaninë “Laëoffice&investigation”, bashkë me Agron Nezën dhe një ish-agjent të FBI-së, të quajtur Mark Rosini. Secili merr 25% të kompanisë duke paguar vetëm nga 1 dollar. Edi Rama e ka pranuar takimin me McGonigal, por e tregon ndryshe bisedën kur thotë “kemi folur herën e parë për çështje të rajonit, të Shqipërisë, me fokus nga pikëpamja e peshës së Rusisë në rajon dhe rrezikun e penetrimit”. “Ai vetë më mua ka folur në parim dhe nuk më ka ndikuar “shiko se është kjo kompania” ka thënë Rama, që në këtë rast bie në kontradiktë me Charles McGonigal. Gjithashtu në duart e prokurorëve është dhe një kontratë e përfituar nga zoti McGonigal. Bëhet fjalë për një pasuri dhe një kontratë të pashfrytëzuar padrejtësisht në Patos dhe tani është në emër të kompanisë së zotit Neza që dyshohet se ka blerë bashkë me disa persona të tjerë. Kjo kompania ka përfituar një kontratë në Patos prej 25 mln Euro të dhëna nga shtetit shqiptar pa prokurim, pa procedurë korrekte. Ky proces është duke u hetuar. Faktet dhe provat janë aty, mbetet të shohim nëse SPAK do i shkojë deri në fund hetimeve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related