Dhunuan 30-vjeçarin me shkop bejsbolli e leva hekuri, policia bën lëvizjen e menjëhershme ndaj familjarëve të agresorëve dhe të dëmtuarit

Data

Një ditë më parë (22 mars) katër dhunuesi Spartak Selimi, Kristi Selimi, Marsel Xhakollari dhe Erion Gura dhunuan barbarisht me shkop bejsbolli dhe leva hekuri 30 vjeçarin Ramadan Hasani.

Raportohet se dhunuesit nuk janë kapur ende nga policia, pasi ia dolën të largohen në drejtim të paditur duke u shpallur në kërkim.

Për këtë arsye uniformat blu kanë ngritur postblloqe në gjithë hyrje daljet në qytetin më të madh të juglindjes së vendit ndërkohë që zyrtarisht janë njoftuar edhe pikat e kalimit kufitar.

Gjatë këtyre orëve policia ka marrë në pyetje shumë persona përfshi dhe familjarët e agresorëve dhe të dëmtuarit për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarje si dhe asaj çfarë ka ndodhur në 14 Shkurt të këtij viti mes Ramadan Hasanit dhe Spartak Selimit.

Gjithashtu policia ka negociuar me familjarët për të mësuar për vendndodhjen e tyre por ende nuk kanë mundur t’i vendosin nën pranga.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related