Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se drejtësia shqiptare është nën sulm të sinkronizuar, ndërsa bëri thirrje që politika duhet që t’i rrijë larg. Duke folur në tryezën organizuar nga PD dhe Lulzim Basha “Harku Opozitar Euro-Atlantik”, kryedemokrati Basha theksoi se duhet t’i jepet fund kulturës së pandëshkueshmërisë të të fortëve të politikës. “Politika duhet t’i rrijë larg drejtësisë. Në Shqipëria drejtësia sot është në një sulm të sinkronizuar. Për herë të parë në 34 vite rreket ti jepet fund kulturës së pandëshkueshmërisë. Nuk mund të ketë barazi para ligjit pa i dhënë fund kulturës së pandëshkueshmërisë, atyre që perceptohen si të fortët e politikës, ekonomisë, botës së nëndheshme të marrëdhënieve kriminale”, deklaroi ai. Më tej Basha u shpreh se nesër, pra sot, është afati i fundit i komisionit të reformës zgjedhore, ndërkohë që takimin e sotëm e quajti një kambanë alarmi për interesat e shqiptarëve. Kryedemokrati tha se interesat e shqiptarëve edhe një herë rrezikojnë t’i nënshtrohen interesave të ngushta personale të atyre që me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 përmbysën balancën institucionale, përqendruan pushtetin dhe në këtë mënyrë dëmtuan jo pak funksionimin e demokracisë, llogaridhënien politike, rolin e parlamentit dhe vet përfaqësimin e interesave të qytetarëve. “Sot ndodhemi më pak se një vit nga data fillestare e caktimit të zgjedhjeve, sipas kodit zgjedhor dhe në një moment tërësisht të parapërgatitur nga një pjesë tjetër e politikës, për t’i mohuar shqiptarëve, përfitimet e një reforme të vërtet zgjedhore. Nesër është afati i fundit i komisionit të reformës zgjedhore dhe nuk është e rastësishme që kjo tryezë dialogu me gjithë faktorët politik, partitë politike opozitare mbahet sot pikërisht si një këmbanë jo për interesat e partive politike që përfaqësoni, por për interesat e shqiptarëve që edhe një herë rrezikojnë t’i nënshtrohen interesave të ngushta personale të atyre që me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 përmbysën balancën institucionale, përqendruan pushtetin dhe në këtë mënyrë dëmtuan jo pak funksionimin e demokracisë, llogaridhënien politike, rolin e parlamentit dhe vet përfaqësimin e interesave të qytetarëve”, nënvizoi Basha.
Lulzim Basha: Drejtësia është nën sulm të sinkronizuar, t’i jepet fund kulturës së pandëshkueshmërisë të të fortëve të politikës
Data
