Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë, konflikti i brendshëm në PD tashmë është në dorën e Apelit. Gjykata hodhi shortin që përcaktoi se trupa gjykuese që do ta marrë në dorë fatin e partisë më të madhe opozitare në vend do të përbëhet nga Alma Ahmeti relatore, Iliba Bezati dhe Elona Toro. E ftuar dje në një media, anëtarja e Rithemelimit Adriana Kalaja, thotë se vula e PD-së nuk mund të shkojë te 10 persona, ndërsa akuzoi Ramën se ka ndërhyrë në vendimin e parë të marrë nga Gjykata e Apelit. “Rekursi i Komisionit të Rithemelimit është i bazuar në ligj, ka shkelje të dukshëm të ligjit nga ana procedurale. Pikëpyetjet që ngre Gjykata e Lartë. Bie më të njëjtën linjë me shqetësimet dhe pretendimet që kemi pasur ne. Një nga kriteret e shkarkimit të zonjës Blerina Muça ishte edhe ky vendim që ka pranuar si palë ankimues një palë që nuk ka qenë në proces. Gjykata e Lartë ka ngritur pikëpyetje shumë të rëndësishme. Tre zonjat e gjykatës së Apelit, nëse nuk do të ketë ndikim politik si herën e fundit. Ndërhyrjet e Ramës nëpërmjet drejtoreshës së tij dhe prania e Ambasadës së ShBA ishin ushtrim i ndikimit të paligjshëm që e detyroi gjykatën të merrte atë vendim. Nuk mund të shkojë vula te 10 persona. Në këto procese ligjore gjykata bën rolin e noterit. PD reale të kandidojë në 61 bashki pa logo pa vulë dhe mori 510 mijë vota, ndërkohë 5 njerëz të mjerë vazhdojnë e qëndrojnë aty. Nuk godasim ne. Vula se bën partinë, e bën anëtarësia”, deklaroi Kalaja. Ndërkohë Skerdjan Dhuli, ish-anëtar i Këshillit të PD, në të njëjtin media tha dje se çështja më shumë se ligjore është politike. “Nuk është më çështje ligjore, por politike. PD është ajo që mendojnë njerëzit. Ne nuk mund të ndahemi në një pikë që është esenciale. Njerëzit janë aty. Në 6 mars kuptova se ku është shumica e demokratëve. Nuk ka sens logjik dh ligjor tu thuash se nuk kanë partinë. PD e Berishës nuk mund ta lësh pa vulë, pasi ai është opozita Qytetarët janë të lidhur edhe me siglën e subjektit politik. Nuk mund tu themi elektoratit shkoni votoni siglën e Ilir Metës. Mua nuk më pëlqen farë që është kryetar Sali Berisha, do doja të kishte bërë rrotacion, por fakti është ky”, deklaroi Dhuli.
Lufta për vulën e PD, Kalaja: S’mund të shkojë te 10 persona! Dhuli: S’është çështje ligjore, por politike!
Data
