Në Britaninë e Madhe ka nisur shqyrtimi gjyqësor i çështjes së shpalljes ‘non grata’ të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Mediat në Londër raportojnë se duke filluar nga kjo javë Komisioni Special i Apeleve të Emigracionit do të nisë sfidën e parë ligjore ndaj një vendimi të Sekretarit të Brendshëm që shpall non grata liderin e opozitës të “një shteti të huaj mik” nga Mbretëria e Bashkuar.
Ekipi ligjor i Berishës përbëhet nga Fergus Randolph KC, i cili u udhëzua nga Kartik Mittal, partner në firmën ligjore me bazë në Londër Zaiëalla and Co. Seanca pritet të zgjasë katër ditë.
Duke komentuar rastin, avokati i tij, Mittal, tha: “Ky është një rast i jashtëzakonshëm ku një lider opozitar i një vendi tjetër evropian i është nënshtruar një urdhri përjashtimi në bazë të akuzave të nxjerra kryesisht nga burime të mediave të huaja. Berisha nuk ka qenë kurrë i dënuar për ndonjë vepër penale në Shqipëri dhe mohon me forcë të jetë përfshirë në aktivitete kriminale korruptive”.
