Ambasada e SHBA në Tiranë përkujton Musine Kokalarin: Një nga gratë më të guximshme shqiptare

Data

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, përkujtoi dje Musine Kokalarin. “Gjatë Muajit të Historisë së Gruas, ne nderojmë gratë e shquara që kanë ndryshuar botën, përfshirë Musine Kokalarin, një nga gratë më të guximshme shqiptare që sfidoi regjimin komunist. Musine Kokalari (1917–1983) ishte shkrimtare, politikane shqiptare dhe themeluese e Partisë Social-Demokrate të Shqipërisë në vitin 1943. Pavarësisht se ishte një nga shkrimtaret e hershme të botuara në Shqipëri, ajo u përball me persekutimin nga regjimi komunist, i cili çoi në varfëri dhe izolim deri në vdekjen e saj. Refuzimi i saj për t’u përshtatur me një diktaturë dhe dashuria e saj për Shqipërinë na frymëzon edhe sot”, shkroi dje ambasada e SHBA në Tiranë në rrjetet sociale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related