Janë publikuar pamjet e momentit të atentatit në Shkodër, të ndodhur më 12 mars në fshatin Grudë e re, ku mbeti i plagosur studenti i Akademisë së Sigurisë Gjergji Ndërshtiqaj dhe kunati i tij, Gjon Nika
Siç shihet dhe nga pamjet autorët, që dyshohet se janë tre, kanë qëlluar me breshëri në drejtim të makinës së tyre për më shumë se një minutë
Në momentin e të shtënave, Gjon Nika ka ikur me vrap, ndërsa Gjergji Ndërshtiqaj është fshehur pas makinë.
Në momentin që makina u përfshi nga flakët për shkak të plumbave, Ndërshtiqaj largohet pak metra më tutje dhe po ashtu autorët arratisen me një mjet ngjyrë gri, i cili shumë pak larg vendngjarjes u gjet i djegur.
