Avokati Romeo Kara i ftuar në një emision televiziv tha se Gjykata e Strasburgut i ka vulosur faktin që 21 janari është krim shtetëror.
“Kemi rezultate dhe vlerësime paraprake nga Strasburgu, i ka vënë vulën asaj qe kemi thënë me kohë, është krim shtetëror, duhet të hetohet sepse nuk është bërë hetim i plotë. Këtë hetim detyrimisht duhet ta bëjë SPAK. Tani SPAK është i detyruar. Kemi pasur dy vendime më parë nga gjykata që mbështesin mos-regjistrimin e çështjes nga SPAK.”
Për shumë kohë, nënvizoi Kara, hetimet për 21 janarin janë penguar.
“Për mua bien poshtë të gjitha legjendat se personat janë vrarë me armë. Është kontestuar prishja e provave dhe pengimi i hetimit pasi ka pasur konflikt verbal e më tepër se vverbal me prokurorin e përgjithshëm në atë kohë, e nuk është zbatuar nga prokuroria urdhri për arrestimin e gardistëve. Janë prekur serverat për prishjen e provave”.
“Në mos ky SPAK ndoshta një SPAK tjetër do të merret dhe ta zbardhë çështjen”, shtoi më tej Kara në studion e Report Tv.
