Aksidenti i ‘Voepass’ me dhjetëra viktima, Forcat Ajrore Braziliane: Avioni humbi kontaktet, nuk shpalli gjendje emergjente

Data

Forcat Ajrore Braziliane sapo ka publikuar disa detaje që lidhje me aksidentin e rëndë ajror në Brazil.

Ata konfirmojnë se 62 persona ishin në bordin e avionit Voepass që u nis nga Cascavel për në Aeroportin Guarulhos në Sao Paulo.

“Fluturimi ishte normal deri në orën 13:20 (ora lokale). Megjithatë, nga ora 13:21 e tutje, avioni nuk iu përgjigj thirrjeve nga Kontrolli i Qasjes në Sao Paulo, as nuk deklaroi emergjencë ose raportoi se ishte nën mot të pafavorshëm. Humbja e kontaktit me radarin ka ndodhur në orën 13:22

Sipas linjës ajrore Voepass, fluturimi fillimisht u nis nga Cascavel në orën 11:46.

Zyrtarët kanë konfirmuar gjithashtu se Qendra e Hetimit dhe Parandalimit të Aksidenteve Aeronautike, e cila është një njësi e Forcave Ajrore Braziliane, do të hetojë rrëzimin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related