Finlanda bën paralajmërimin e frikshëm: Rusia po përgatitet për një luftë të gjatë me Perëndimin

Data

Kryeministri i Finlandës tha se Rusia po përgatitet për një “konflikt të gjatë” me Perëndimin.

Petteri Orpo foli sot përpara Parlamentit Europian për rëndësinë e forcimit të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit, pasi Vladimir Putin u zotua të dërgojë trupa në kufirin Rusi-Finlandë në përgjigje të anëtarësimit të Finlandës në NATO.

Udhëheqësi rus tha në një intervistë se anëtarësimi ishte “një hap absolutisht i pakuptimtë nga pikëpamja e sigurimit të interesave kombëtare të Finlandës”.

Rusia “duket se po përgatitet për një konflikt të gjatë me Perëndimin”, tha Orpo, por shtoi: “Rusia nuk është e pathyeshme”.

Ai gjithashtu akuzoi Rusinë për “shtyrjen e shtetasve të vendeve të treta drejt kufirit lindor, duke e quajtur veprimin e papranueshëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related