E pazakontë! Ktheu redaksinë e gazetës në shtëpi bari, e pëson keq 39-vjeçari shqiptar në Angli

Data

Një shqiptar kishte kthyer redaksinë e gazetës në shtëpi bari, ndersa është zbuluar se fundi në Angli.

Sipas mediave, 39-vjeçari Dino Marku u gjet i fshehur në zyrat e gazetave të vjetra ku kishte 246 bimë kanabisi me një vlerë të vlerësuar prej 258,000 paund.

Shqiptarit i ishte premtuar 10,000 paund për të vepruar si kopshtar i fabrikës së kanabisit në ish-zyrat e County Times në një rrugicë në rrugën Broad Street të Welshpool.

Raporti u bë i ditur nga Gjykata e Kurorës Caernarfon.

Gjykatësi Timothy Petts vendosi ta burgosë Dino Markun me 18 muaj, e teksa shtoi se pritet të deportohet në Shqipëri.

Ai pranoi se ishte përfshirë në prodhimin e drogës pas një bastisjeje të policisë në janar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related