Floriana Garo thirrje grave: Shqipëria ka nevojë për ju, guximin tuaj, mendjet dhe zemrat tuaja të hapura

Data

Zëdhënësja e Rithemelimit, Florian Garo, ka mbajtur fjalën e saj në tubimin e përnatshëm që mbahet në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, i cili ndodhet në “arrest politik” prej më shumë se dy muajsh nda drejtësia e komanduar e Edi Ramës. Në tubimin e mbrëmjes së djeshme, përveç qindra qytetarëve, ka patur një prezencë dhe vend të veçantë për gratë, pasi mbrëmja e djeshme përkoi edhe me 8-Marsin, Ditën e Gruas. “Në Fjalën e saj Garo u shpreh ndër të tjera se, roli i grave si nëna dhe shtylla të familjes është thelbësor, por gratë janë shumë më tepër se kaq. Ato janë udhëheqëse, inovatore, dhe pse jo mund të jenë ndryshuese të lojës në politikë, në biznes, në arsim, mjekësi dhe në çdo fushë të jetës. “Bashkohuni me ne zonja e zonjusha, në këtë rrugëtim,  jo vetëm për të hapur e forcuar opozitën, por për të ndërtuar një Shqipëri ku çdo grua, çdo nënë, dhe vajzë mund ta shohë veten si një pjesë të pandashme të një të ardhmeje më të ndritshme. Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për ju, guximin tuaj, dhe mendjet dhe zemrat tuaja të hapura. Kemi nevojë për gratë e Shqipërisë, për të rinjtë që janë e ardhmja jonë, për të gjithë qytetarët patriotë që ndajnë ëndrrën për një vend më të mirë, plot mundësi dhe plot me shprese. Partia Demokratike mund te kthehet ne një platformë ku çdo zë dëgjohet, ku çdo mendim ka vlerë, dhe ku çdo kontribut është thelbësor për ndërtimin e një të ardhmeje që na bën krenarë të jemi shqiptarë. Kur flasim për ringritjen e opozitës me ndihmën e grave, nuk flasim vetëm për përfshirjen në numra. Flasim për një ndryshim në mënyrën se si mendohet dhe veprohet politikisht. Gratë sjellin perspektiva të reja, zgjidhje pragmatike, dhe një ndjeshmëri ndaj nevojave të komunitetit që mund të ndihmojë në zgjidhjen e disa prej sfidave më të mëdha me të cilat përballet vendi ynë. Kush me mire sesa grate e nenat ne vendimmarrje do ta pengonin shpopullimin ne Shqipëri? Ky 8 mars le te jete nje thirrje për veprim. Jo vetëm për të nderuar gratë përmes fjalëve, por për të përfshirë grate e për t’i nxitur te çlirojnë potencialin e plote te tyre!  Bashkohuni me ne, për një Shqipëri ku çdo grua, çdo nënë, dhe çdo vajzë mund të shndërrohet në një vendimmarrëse dhe ne një shembull frymëzimi për brezat që do të vijnë.  Sot, më shumë se kurrë! Për nje te ardhme te ndritshme, plot optimizëm dhe shprese! Zonja, zonjusha, nena e motra; Bashkohuni me ne”, deklaroi dje zonja Garo.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related