Pas propozimit të presidentit të Ukrainës për bashkëprodhim të armatimeve, në Shqipëri po kthehet vëmendja tek kjo industri ushtarake. Një nga uzinat e prodhimit të armëve ka qenë Uzina e Gramshit. Po në çfarë gjendje është kjo sot dhe a ka kapacitet Shqipëria që mund të prodhojë sërish armë? Për këtë dhe detaje të tjera, gazeta “SOT” bisedoi me ish-Zëvendës Komandantin Flotës Detare, Artur Meçollari, i cili theksoi se një riaktivizim i industrisë ushtarake për të prodhuar armë në Shqipëri kërkon financim të madh, ndërsa zbuloi se degradimi i ndërmarrjeve nisi pas viteve ’90, ku sot që flasim teknologjia e tyre sot është shkatërruar, vjetruar, amortizuar dhe vjedhur. Ndër të tjera në intervistën për kryeredaktorin e gazetës “SOT”, Rigels Seliman, ushtaraku i njohur Meçollari bëri me dije se Shqipëria ka pasur tre uzina kryesore të prodhimit të armëve, lëndëve plasëse dhe municionit.
-Kolonel Meçollari, në Shqipëri prej disa ditësh po flitet për riaktivizimin e industrisë për prodhimin e armëve. Në dijeni tuaj Ministra e Mbrojtjes a janë kujdesur për të ruajtur infrastrukturë dhe logjistikën në mënyrë që këto fabrika të vendosen në punë?
Shqipëria ka patur shume ndërmarrje Ushtarake, prodhimi dhe riparimi. Tre kane qene ato te prodhimit, si ajo e Gramshit për prodhim armatimi, Mjeksi për prodhim baroti dhe e Poliçanit për prodhim municionesh. Po ashtu ka patur uzina riparimi për anijet, avionët, tanket, autotraktorët, artilerinë, kiminë, etj. Shqipëria ne këto uzina, Gramsh, Mjeks dhe Poliçan, ka prodhuar armatime Kallashnikov, pushke gjysmautomatike, nje numër te kufizuar automatik “Skorpions, municione 7,62 mm për armët e këmbësorisë, 12,7 mm dhe 14,5 mm për mitralozë kundërajrorë, si dhe municione 62 mm, 82 mm, 107 mm dhe 120 mm per mortaja. Këto uzina nuk ka prodhuar municione për artilerinë. Uzinat e Gramshit dhe Mjeksit kane përdorur edhe teknologji suedeze. Degradimi i këtyre ndërmarrjeve nisi mbas viteve 90-te, duke vijuar pas viteve 2000 vetëm me kryerjen e demontimeve te municioneve dhe armatimeve. Mbas vitit 2015 ato u kthyen me VKM ne Shoqëri Anonime, nje projekt edhe pse synonte ti fuste ne tregun ndërkombëtar, i beri jofunksionale dhe tashme me shume borxhe. Vendosja e tyre ne eficente lidhet me investimet financiare për teknologji bashkëkohore, por dhe vendndodhjes. Nje riaktivizim i industrisë Ushtarake te teknologjisë se përparuar do te kërkojë financim te mjaftueshëm, partneritet te huaj dhe fuqi punëtore tejet te kualifikuar.
-Ka zëra lart e poshtë se gjithë pajisjet janë shitur për skrap. Keni një koment?
Nuk kam informacion qe pajisjet te jene shitur për skrap. Teknologjia e tyre tashme ishte e vjetër, e amortizuar nga mospërdorimi dhe ndoshta edhe e shkatërruar ose vjedhur.
-Mund të na jepni më shumë detaje?Si duhet t’i prodhojë Shqipëria armët? Vetë shteti, apo t’i jepet privatit?
BE dhe NATO po bën thirrje për rritjen e kapaciteteve ne industrinë ushtarake te te gjitha shteteve anëtare. Kërcënimi rus, sidomos pas agresionit te paprovokuar ndaj Ukrainës, është rritur dhe shtetet perëndimore duhet te armatosen. Por, duhet te ndihmojnë dhe Ukrainës për te arritur fitore, edhe pse situate duket kritike. Lufta ne Ukraine është lufta jone dhe te ndihmosh sot Ukrainën do te thotë te ndihmosh veten dhe te garantosh sigurinë tende nesër. Shqipëria si vend anëtar i NATO-s dhe pjese e bashkësisë se vlerave perëndimore, duhet ta ndihmoj Ukrainën pas kërkesës se Presidentit Zelensky. Prodhimi i municioneve dhe armatimeve nëpërmjet riaktivizimit te industrisë, me nje partner te besueshëm, është nje biznes rentable ne tregun ndërkombëtar dhe me fitim, por njëkohësisht do te përmbush dhe nevojat e Forcave tona te Armatosura. Ne kushtet e nevojës urgjente te Ukrainës dhe mungesës se industrisë ushtarake Shqiperia për te ndihmuar Ukrainën mund te veproj ne dy drejtime: 1) krijimin e kapaciteteve prodhuese, por dhe përdorimin e territorit te saj si nje pike grumbullimi dhe shpërndarje te municioneve nga vende te treta drejt Ukrainës. Ka vende te cilat zotërojnë municione dhe armatime lindore, për te cilat Ukraina ka nevoje, por qe për arsye politike nuk mund t’i tregojnë vete direkt ne Ukraine. Riaktivizimi i industrisë ushtarake është nje aktivitet i rregulluar me legjislacion te posaçme. Mënyra e bërjes se këtij biznesi është çështje vlerësimi. Eksperiencat jane te ndryshme. Ai mund te jete privat, shtetëror ose bashkëpunim midis tyre.
-Ndërkohë si e shikoni faktin që NATO tashmë ka një bazë ajrore në Kuçovë dhe si ushtarak që jeni mund të na jepni më shumë detaje se për çfarë do të shërbejë kjo bazë?
Përmirësimi I infrastrukturës se Bazes Ajrore te Kuçovës dhe hapja e saj si nje baze taktike e Aleancës, është momenti me i rëndësishëm për Shqipërisë pas anëtarësimit ne Aleance 15 vite me pare. Ky proces nisi ne vitin 2013 me propozimin qe Shqipëria e beri NATO-s dhe me pas miratimi prej saj ne vitin 2018. %0 milion euro te investuara nga NATO dhe 5 milion nga Shqipëria kane përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën e saj, sipas standardeve për përdorim nga NATO. Baza taktike e Kuçovës do te jete nje baze e përparuar ajrore e NATO-s dhe e vetmja ne Ballkanin Perendimor. Ajo do te këtë kapacitete te akomodimit dhe furnizimit te nje numri te kufizuar te kapaciteteve ajrore te Aleancës, kur e kërkon nevoja operacionale. Ajo do te jete ne gadishmëri te përhershme nen kontrollin dhe komandimin e Forcave Ajrore te Shqipërisë dhe kapacitetet ajrore te Aleancës do te dislokohen kur vlerësonte e nevojshme ne përputhje me kërcënimin e pritshëm. Përdorimi i kësaj baze ajrore për operacione luftarake te aleancës rrit fleksibilitetin dhe lëvizshmërinë e forcave ajrore te Aleancës ne luftim, përmirëson ndjeshëm superioritetin ajror dhe aftësinë e tyre për te projektuar fuqinë luftarake ne toke.
