Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni u takuan në një atmosferë veçanërisht miqësore në Shtëpinë e Bardhë dy ditë më parë.
Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, presidenti amerikan e ka pritur Melonin në Zyrën Ovale me këngën “Georgia on my mind” të Ray Charles.
Pas largimit të saj, ai i ka thënë lamtumirën duke e puthur në kokë. Videoja tashmë është bërë virale në Twitter.
Gjatë takimit të dy udhëheqësit përsëritën mbështetjen e tyre për Ukrainën, angazhimin e tyre për të shmangur një përshkallëzim në Lindjen e Mesme dhe për të mbrojtur të drejtën e lundrimit në Detin e Kuq, i cili kërcënohet nga sulmet Houthi.
