Kryetar shteti analfabet!”- Bashkëshorti i Vjosa Osmanit shpërthen ndaj Vuçiçit: Një propagandist i Kasapit të Ballkanit

Data

Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur “analfabet dhe propagandist të Kasapit të Ballkanit”, presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Në një postim në profilin e tij në “X”, Sadriu shkruan se Vuçiç sipas tij është një është një kujtim i ashpër i rreziqeve të manipulimit dhe injorancës në udhëheqje

“Një kryetar shteti analfabet, dikur një mjet propagande për kasapin e Ballkanit, është një kujtim i ashpër i rreziqeve të manipulimit dhe injorancës në udhëheqje. Historia na mëson rreziqet e aleancave të tilla”, shkruan ai në “X”.

Reagimi i Sadriut vjen pasi një ditë më parë Vuçiç tha se në periudhat e ardhshme, Serbia do të detyrohet që të marrë vendimet të ndryshme përmes të cilave do të gjendet zgjidhje për t’i dërguar pagesat për serbët në Kosovë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related