Do të hapë dyert së shpejti”- Akademia e Çiklizmit në Tiranë, Veliaj: Fëmijët do të mësojnë biçikletën dhe rregullat e qarkullimit

Data

Akademia e Biçikletave do të hapë dyert së shpejti pranë stadiumit kombëtar në Tiranë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se kjo Akademi synon edukimin dhe nxitjen e fëmijëve që të mësojnë rregullat e trafikut rrugor.

“MIRËMËNGJES! Akademia e Biçikletave së shpejti do të hapë dyert për fëmijët.

Në këtë hapësirë do të kenë mundësi të mësojnë biçikletën , rregullat e qarkullimit, të eksplorojnë dhe të argëtohen”, shkruan Veliaj.

Përveç marrjes së mësimeve bazë për çiklizmin, akademia e biçikletave do të jetë gjithashtu në një hapësirë zbavitëse dhe rekreative për grupmosha të ndryshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related