Tragjedia e Gërdecit, ish-ministri Fatmir Mediu paralajmëron se do të bëjë publike një video të fortë dhe aludon se segmente të caktuara kërkojnë ta bëjnë “kurban”

Data

Tensione dhe përplasje ka patur në seancën e djeshme gjyqësore, ku ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu po gjykohet për akuzën e “shpërdorimit të detyrës’” me pasojë shpërthimin e 15 marsit 2008 në Gërdec ku humbën jetën 26 persona e qindra u plagosën. Në seancën mbi 2 orëshe  i pandehuri Fatmir Mediu lexoi një deklaratë të gjatë, ku akuzoi për gjyq politik, e cilësoi veten si një viktimë gjyqi publik, deklarata të cilat i përsëriti edhe për median jashtë sallës. Brenda në gjyq pretendimet e Mediut nuk i pranuan familjarët e viktimave, sidomos Zamira Durda, dhe bashkëshorti i saj, të cilët humbën djalin 7 vjeçar nga shpërthimi në Gërdec. Ata deklaruan se Mediu po fliste si në Parlament, ndërsa prokurorët bënë me faj se nuk ngritën akuzën e vrasjes ish ministrit të Mbrojtjes. “E kanë fajin prokurorët që nuk ngrenë akuzë për vrasje, nuk të dëgjojmë dot, është absurde, je kriminel, turp të të vijë”, thanë familjarët. Përplasje ka pasur dhe me avokatin e Mediut, Ardian Visha i cili i kërkoi gjyqtares Irena Gjoka që familjarët e viktimave të masakrës së Gërdecit të nxirreshin jashtë. Nga ana e saj gjyqtarja disa herë i tërhoqi vëmendjen familjarëve të indinjuar. Jashtë seancës Mediu theksoi dje se po kërkohet ta bëjnë “kokë turku”. Ndërkohë Fatmir Mediu në prononcimin për mediat pas seancës në gjyq për çështjen e Gërdecit, u shpreh se procesi është ndërtuar mbi një provë të falsifikuar. Nga ana tjetër sipas tij, nxehtësia për të djegur barutin mban deri në 2 minuta, ndërkohë që sipas dëshmisë së rojës karroca e fundit në vendin e demontimit, ka hyrë 30 minuta para shpërthimit të madh. Dhe nuk mundet thotë ai që saldimi i karrocës të ketë shkaktuar zjarrin, pasi nuk ka patur saldim. Më herët avokatët e Mediut kërkuan edhe një riekspertim për shkaqet shpërthimit në Gërdec, për të cilin GJKKO nuk është shprehur ende. SPAK kundërshtoi të dyja kërkesat për riekspertimeve, pasi sipas akuzës në vitin 2009, i pandehuri është njohur me te gjitha aktet, edhe në seancën paraprake gjithashtu dhe nuk ka pasur pretendim për llogaritjet e ekspertëve. Sa i përket dëmit financiar në Gërdec, ekspertët arritën në përfundimin se demi nga llogaritja e çmimeve për shtetin ishte rreth 8.7 milion USD, ndërsa rreth 60 milion leke të reja kostoja e transportit të municioneve të bëra nga ushtria për përfituesit privatë të demontimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related