Qëlloi me armë zjarri në kokë pronarin e një pike shitjeje makinash në Krujë, vetëdorëzohet në polici autori

Data

Mbrëmjen e djeshme (28 shkurt) në Krujë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, mbeti i plagosur, pronari i një pike shitje makinash, Artan Goga.

Autori 43-vjeçar, Perlat Merlika qëlloi me armë zjarri Gogën duke i shkaktuar plagë

I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Krujë

Ditën e sotme, është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Krujë dhe u arrestua shtetasi P. M., 43 vjeç, banues në Krujë.

Ky shtetas, ditën e djeshme, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. G., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related