Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Marrëveshja mes Kolegjit të Evropës dhe Ministrisë së Arsimit! Ogerta Manastirliu: Do ofrojmë një Kampus të ri me standarde

Data

Në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt sot (29 shkurt) në Tiranë u firmos edhe një marrëveshje.

Marrëveshja është firmosur mes Kolegjit të Europës, Ministrisë së Arsimit dhe Universitetit të Tiranës për shtëpinë e re të Kolegjit të Europës që do të hapë dyert në Tiranë.

Në fjalën e saj Ministrja e Arsimit u shpreh se “Qeveria shqiptar është e përkushtuar që ti ofrojë kolegjit të Evropës një kampus të ri vitet që vijnë. Për këtë qëllim kemi hartuar projekt idenë e parë dhe parashikojmë që ajo të nisë zbatimin qysh prej këtij viti”.

Po i afrohemi një objektivi, çeljes së një prej institucioneve evropiane që është Kolegji i Evropës. Ritmi, bashkëpunimin me partnerët tanë ka qenë dhe është i jashtëzakonshëm duke nënshkruar marrëveshjen që do të garantojë funksionimin e plotë të Kolegjit duke nisur nga ky vit deri në përfundimin e Kampusit.

Dua të falenderoj që kanë kontribuar në Universitetin e Tiranës

Qeveria shqiptar është e përkushtuar që ti ofrojë kolegjit të Evropës një kampus të ri vitet që vijnë. Për këtë qëllim kemi hartuar projekt idenë e parë dhe parashikojmë që ajo të nisë zbatimin qysh prej këtij viti.

Sot po zbulojmë vetëm  një koncept fillestar të këtij projekti fillestar. Pritet të jetë një strukturë e veçantë që mishëron jo vetëm ekselencën e këtij institucioni, por edhe ambicien tonë për arritjen e standardeve arsimore drejt anëtarësimit në BE”, tha ne fjalen e saj ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related