Të tërhiqet neni i faljes për të dënuarit e GJKKO”- Alibeaj flet për bashkimin e votave me PS për Amnistinë Penale: S’kërkojmë pazar

Data

Deputeti i PD-së, Enkeled Alibeaj, ka ripërsëritur kushtin për tërheqjen e nenit të faljes për të dënuarit e GJKKO nga Amnistia Penale për të bashkuar votat me PS-në që projektligji të kalohet në Kuvend.

Alibeaj shprehet se nuk po kërkojnë pazar dhe s’dëshirojnë që të votohen ligje tinëzisht dhe fshehurazi.

“Ne e mirëpresim tërheqejen e mazhorancës nga mospërfshirja e të dënuarëve për korrupsion nga GJKKO, duke qenë kjo një mbështetje e pakushtëzuar për institucionet e SPAK-ut dhe të GJKKO-së, dhe japim dakortësinë tonë që në amnisti të përfshihen të gjithë protestuesit, pavarësisht kohës dhe periudhës në të cilën kanë protestuar”, thekson ai.

Deputeti i PD-së shton se gjuha e arrogancës dhe e kërcënimi është e papranueshme.

“Partia Demokratike është e vendosur për të votuar vetëm një Projekt-ligj për Amnistinë Penale, i cili i shërben qytetarëve të thjeshtë dhe të pambrojtur dhe nuk përfshihen në të zyrtarët e hetuar nga SPAK dhe të gjykuar në GJKKO-ja.

Të qëndruarit në parime dhe në vlera, për Partinë Demokratike nuk janë kushtëzime, por janë e vetmja rrugë dhe zgjidhje për një amnisti në dobi të njerëzve dhe jo në dobi të të korruptuarëve.

Për ne, gjuha e arrogancës dhe e kërcënimit, është e papranueshme, sepse kemi qenë të qartë dhe vijojmë të jemi në raport me ato që kërkojmë, duke i bërë publike.

Partia Demokratike e Shqipërisë nuk kërkon pazar dhe nuk do gjë të votohen ligje tinëzisht dhe fshehurazi, por gjithçka do ta bëjë në transparencë të plotë, ku të prevalojë interesi i publikut.

Ne e mirëpresim tërheqejen e mazhorancës nga mospërfshirja e të dënuarëve për korrupsion nga GJKKO, duke qenë kjo një mbështetje e pakushtëzuar për institucionet e SPAK-ut dhe të GJKKO-së, dhe japim dakortësinë tonë që në amnisti të përfshihen të gjithë protestuesit, pavarësisht kohës dhe periudhës në të cilën kanë protestuar”, shprehet Alibeaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related