Mesazhi i qartë i amerikanëve për pushtetarët e korruptuar: Do t’ju tërheqim zvarrë si Ilir Meta

Data

Në vitet e fundit, roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka shkuar përtej marrëdhënieve tradicionale diplomatike dhe ekonomike. SHBA ka marrë një qëndrim të qartë dhe të prerë në mbështetje të reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit. Ky angazhim ka treguar se ata nuk janë më thjesht partnerë strategjikë, por një aleat i fuqishëm për ndryshim dhe transparencë në Shqipëri, duke u bërë mbështetësi më i rëndësishëm i forcimit të shtetit ligjor. Kur amerikanët flasin, pushtetarët e korruptuar duhet të dëgjojnë dhe mesazhi për mënyrën se si u arrestua Ilir Meta duke u tërhequr zvarrë nga SPAK është i qartë: korrupsioni nuk do të tolerohet dhe ata që e praktikojnë, sado të pushtetshëm të jenë, do të përballen me drejtësinë.

Rasti i Ilir Metës është vetëm fillimi i një epoke të re të llogaridhënies. Pas goditjes së një ish-presidenti, kryeministri dhe kryetar i një partie, si në opozitë dhe në qeveri ka pllakosur zia. Sali Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij paralajmërojnë protesta, kaos dhe dhunë. Ndërsa Edi Rama është në ankth pasi i ka vetë llogaritë e hapura me drejtësinë. Mesazhi amerikan është një paralajmërim që askush nuk është mbi ligjin, sado i pushtetshëm të jetë. Fati i të korruptuarve dot jetë njësoj siç kanë tërhequr për këto 34 vjet zvarrë shqiptarët. Për amerikanët, lufta kundër korrupsionit në Shqipëri nuk është thjesht çështje lokale, por pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të garantuar stabilitetin në Ballkan dhe mbështetjen e institucioneve demokratike.

Përmes instrumenteve të fuqishme diplomatike dhe ekonomike, SHBA e ka bërë të qartë se nuk do të hezitojë të ndërhyjë edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë për të ndihmuar në pastrimin e klasës politike nga elementët e korruptuar. Amerikanët zbarkuan në SPAK katër ditë përpara se të arrestohej ish-presidenti. Ata dhanë garanci për mbrojtje dhe siguruan Altin Dumanin se do të kenë mbështetje të plotë. Rasti i Ilir Metës tregon se goditja e SPAK është vetëm maja e ajsbergut. Pushtetarët e tjerë të përfshirë në korrupsion duhet të kuptojnë se koha e tyre po mbaron.

Nëse ata vazhdojnë të injorojnë reformat dhe të përfitojnë nga paratë publike, atëherë do të përballen me të njëjtin fat si Meta. Amerikanët nuk do të tolerojnë më lojëra politike të pista dhe as mashtrime të drejtësisë. Ky mesazh është edhe një paralajmërim për ata që përpiqen të mbajnë peng institucionet demokratike në vend. Koha kur politikanët mund të fshiheshin pas imunitetit apo pozicioneve të tyre ka përfunduar. Siç i ka treguar vetë Ambasada Amerikane dhe zyrtarët e lartë të DASH, godina e SPAK është e mbushur plot me dosje dhe secila faqe e tyre përmban emra “VIP”. Kur goditen emra si Meta dhe Berisha, të korruptuarit e tjerë e kanë kuptuar se fundi i tyre do të vijë një ditë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related