Vranë dhe groposën të atin, gjykata i la në burg! Ja akuzat me të cilat përballen dy djemtë dhe vajza e Pëllumb Metës

Data

Gjykata e Durrësit ka dhënë sot (26 shkurt) masën e sigurisë “arrest me burg” për trë fëmijët, të cilët më datën 10 shkurt vranë dhe groposën babain e tyre.

Djali i madh i Pëllumb Metës, Hyseni akuzohet për vrasje në rrethana familjare. Vajza Hygerta Meta akuzohet  për agjesim dhe fshehje të kufomës, dhe djali i vogël, Amarildo akuzohet për fshehje dhe asgjësim të kufomës në bashkëpunim.

Në dëshminë e tyre fëmijët kanë dhënë deklarata kontradiktore. Fillimisht djali i madh, Hyseni është shprehur në polici se e ka vrarë ai të atin, ndërsa ka mohuari që të jetë ai autori.

Krimin e ka marrë përsipër vajza, Hygerta Meta, e cila ka treguar edhe të gjithë planin si e ka ekzekutuar babain e saj.

Dëshmia e Hygerta Metës:

Vëllai ka ardhur nga Italia! Babai me tha për fejese e i thashë jo. Nga refuzimi qe i kam bërë për fejesë babai kisha hallin se më vriste me bombol gazi. Ne fund te janarit me tha për fejese dhe më kërcënoi mua dhe mamanë ‘do ju vras’. Mamanë e kish kërcënuar edhe për një portokall që kish këputur.

Me mamanë ka patur konflikte me dhunë dhe e ka goditur edhe pa mendje e ka lënë pa frymë. Babai ka patur konflikte kemi qenë prezent.

Pse nuk e keni denoncuar?

Kisha frike ta denoncoja. Mund te na vriste ai ose njerëz të fisit të vet. Babai na ka thënë do ju vras, nese rrini do ju vras, edhe nëse ikni do ju vras. Nuk kemi pas ku te shkojmë. Ai nuk na ndante kishte frike se mami i merrte pasurinë.

Si te lindi mendimi për vrasje?

Ai na ka thënë do ju vras! Isha prezentë. Te enjten na tha do ju vras pasi e refuzova për here te dytën herë fejesën. Te shtunën e mendova. Erdhi babi hëngri drekë, u shtri dhe mora armën dhe ja tregova. Por ai nuk u befasua!

E qëllova! I thashë cou në këmbë më tha ik andej. E kisha vendosur, isha dy metra larg ne dhomë të ndenjes. Arma ishte ne sirtar në dhomë të gjumit. Ka patur arme ka patur edhe kallash. Jam penduar, por ska kthim.

vijon

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related