“Dy arsye pse nuk votojmë amnistinë”- Deputetët demokratë i kërkojnë “llogari’ Bardhit për Federatën e Opozitës: Pse nuk na informove? Ja si përgjigjet ai Feb 22, 2024 | 20:12

Data

Gazment Bardhi në nisje të mbledhjes së Grupit Parlamentar të mbledhur një ditë më parë ka falënderuar të gjithë për angazhimin në protestën e 20 shkurtit.

gezment bardhi

Në diskutimet brenda grupit, qe i ka siguruar gazetari Osman Stafa, ai u ka kërkuar kolegëve të tij angazhim në terren dhe takim me qytetarët, ndërsa thotë se aksioni do të vijojë.

Sipas tij, dy janë arsyet se pse nuk votojnë amnistinë penale, e para aksioni parlamentar dhe e dyta ata nuk janë në dijeni se çfarë përmban drafti.

Ndërkohë deputeti Luan Baçi i ka kërkuar llogari Bardhit se pse nuk i ka informuar për Federatën e Opozitës. Si përgjigje, Gazment Bardhi ka dhënë këtë shpjegim: “Federata është një projekt politik opozitar, nuk është koalicion elektoral. Ai mund te jete nesër një koalicion elektoral, por ende nuk jemi ne atë faze”.

Pjese nga diskutimet

Gazment Bardhi: Faleminderit për angazhimin për protestën e 20 shkurtit. Duhet te interesoheni për protestuesit e zonave tuaja qe jane arrestuar, ne dijeninë time janë 6 te ndaluar. Gjithashtu, ju kërkoje te vijoni me intensitet angazhimin ne terren dhe takimet me qytetaret ne zonat tuaja gjate ditëve ne vijim. Sa i takon seancës se nesërme do te vijohet me aksionin. Është ne rend dite ligji i amnistisë, qe ne situatë normale duhet te jete ligj konsensual. Ne nuk e votojmë, për dy arsye: E para jemi ne aksion ne parlament dhe e dyta nuk kemi asnjë dijeni për draftin se çfarë përfshin. Nga media jemi njohur qe kane heq ndalimin qe te mos përfitojnë subjektet e SPAK apo ato qe deklarojnë pasurinë. Kjo është e papranueshme për ne. Kane tentuar dje, edhe për te zhvendos vëmendjen nga protesta, qe t’ja faturojnë Bledionit. S’ka asnjë lidhje amendamenti i Bledionit me këtë qe kane propozuar. Sqarimin e plote për këtë jua dërgova ne grup. Ne fund, pas nje ore mblidhet byroja e kuvendit, do shkojmë atje per te mbështetur koleget qe protestojnë.

Luan Baçi: Pse nuk na informoni për Federatën e Opozitës. Dhe tjetra, a do te jene aleatet neper listat tona? Nuk kemi asnjë informacion.

Gazement Bardhi: Federata është një projekt politik opozitar, nuk është koalicion elektoral. Ai mund te jete nesër një koalicion elektoral, por ende nuk jemi ne atë faze.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related