Gjekmarkaj në Athinë me ftesë të homologut grek: Beleri, pikë kyçe për Plakiotakis! I shpjegova dhe pozicionin e opozitës për këtë çështje

Data

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj, me ftesë të homologut grek Janis Plakiotakis, ka vizituar Parlamentin grek, ndërsa thotë se kanë diskutuar dhe për çështjen Beleri.

“Çështja “Beleri” si çështje e të drejtave të njeriut bazuar në konventat europiane ishte pika kyçe për Plakiotakis, trajtimi i tij si një i burgosur politik”, shkruan Gjekmarkaj, teksa shton se i ka shpjeguar dhe pozicionin e opozitës për këtë rast.

Gjekmarkaj shprehet se ka njohur Plakiotakis dhe për situatën politike në Shqipëri, përfshirë dhe akuzat dhe masën ndaj ish-kryeministrit Berisha.

Me ftesë të Zevendes Kryetarit të parë , të Parlamentit të Republikes Helenike greke z. JANIS PLAKIOTAKIS vizitova dje këtë institucion themelor të shtetit grek.

E falenderova z. Plakiotakis dhe ekipin e tij  për mbeshtetjen që Greqia në keto dekada i ka  dhënë Shqiperisë në procesin e integrimit , në ndihma dhe investime të drejtperdrejta. Nuk mund të perjashtohet asnjeherë rroli i minoritetit grek në vendin tonë si urë miqesie  por edhe komuniteti tashmë i madh shqiptar i emigracionit në vendin fqinj gjithnjë e më i perfshirë në shoqerinë greke, si faktor ekonomik, social e kulturor.

Çeshtja “Beleri” si çeshtje e të drejtave të njeriut bazuar në konventat europiane ishte pika kyçe per z Plakiotakis, trajtimi i tij si një i burgosur politik.

Perfitova nga rasti ti shpjegoj pozicionin e qartë të Opozites shqiptare për këtë çeshtje nga fillimi e në vazhdim.

Po ashtu e informova bashkëbiseduesin per shkeljen e Kushtetutes në nenin 73 të saj nga organet e drejtesisë në rastin e arrestimit  pa akuzë të Liderit të Opozites , ish President dhe ish Kryeministrit të vëndit Sali Berisha ngjarje kjo që ka krijuar pikepyetje të medha e tension politik.

Duke perfituar nga vemendja e plotë e homologut grek i kerkova atij ti trasmetojë Kryeministrit Micotaqis shqetesimet e PD si një parti aleate në menyrë që institucionet europiane të jenë vigjilente ndaj çeshtjeve të Kushtetutes, ligjit dhe të drejtave të njeriut, të kthehen e të marrin rrolin që u takon për ti dhënë zgjidhje krizes parlamentare në vendin tonë duke hetuar me kujdes shkaqet e krizes.

Me z. Plakiotakis  ndamë të njëjtin mendim që duhet të punojmë për të shmnagur çdo provkim, çdo tension që gjeneron konflikt mes vendeve tona si dy popuj që historikisht që në zanafillë janë pranë njëri tjetrit”, shprehet Gjekmarkaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related