Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme (4 janar) në Kthesat e Dragostunjës, në Librazhd.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se automjeti i përfshirë në aksident, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur për rreth 30 metra, ku dhe ka humbur jetën një person dhe janë plagosur 3 të tjerë.
Mësohet se automjeti ka duke përfunduar në trasenë e linjës hekurudhore.
Shkak i aksidentit mësohet është bërë shpejtësia e lartë, dhe drejtuesi ka humbur më pas kontrollin mbi mjetin.
Siç shihet edhe në pamje, makina është shkatërruar.
