Debat mbi Veliajn: Avokati Beqiri konsideron antikushtetues procedurën e shkarkimit

Data

Debati politik-ligjor mbi shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shënuar një përplasje mes juristit Neritan Alibali dhe avokatit Idajet Beqiri në emisionin “3D” në RTSH, ndërsa çështja shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese (GJK).

Avokati Idajet Beqiri argumentoi se e gjithë procedura e shkarkimit është antikushtetuese. Sipas tij, masa e sigurisë ndaj Veliajt është e arsyeshme, duke e bërë mungesën e tij me arsye.

“Procesi i shkarkimit të kryetarit të bashkisë është antikushtetues. Qoftë vendimi këshillit bashkiak, qoftë vendimi i qeverisë, qoftë dekreti për zgjedhjet i Presidentit janë në shkelje të ligjit,” theksoi Beqiri. Ai shtoi se nëse GJK “ligjëron këtë, do të ishte shumë flagrante,” pasi ligji duhet zbatuar ashtu siç është.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related